Formë regjistrimi - Diaspora ED
Data e ligjëratës virtuale: E martë, 19 Maj 2020
Ora: 17:00

Kjo ligjëratë virtuale do të mbahet në vazhdën e projektit Diaspora ED. Ky projekt ka për qëllim që të ju mundësojë nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë që të kenë mundësi të ligjërohen nga profesionistë shqiptarë nga Diaspora. Këta profesionistë gjatë ligjëratave do të zhvillojnë një formë të komunikimit interaktiv me nxënësit, duke shpalosur përvojat e tyre më të mira që të ndihmojnë nxënësit në aspekte të ndryshme si: orientim në karrierë dhe zhvillim të aftësive të buta.

Ilira Aliaj lindi në jug të Shqipërisë dhe u rrit në Athinë. Studioi gjuhë-letërsi gjermane dhe më pas menaxhim kulturor në Athinë dhe Berlin. Aktiviteti i saj shtrihet në fushën e edukimit politik dhe shkëmbimit rinor ndërkombëtar. Ilira është veçanërisht e interesuar për takimet njerëzore si një mjet kundër diskriminimit dhe ksenofobisë. Një bursë në Parlamentin Gjerman e solli atë në Berlin në vitin 2015. Nga viti 2016 ajo punon si eksperte edukimi në Shkëmbimin e Rinisë midis Gjermanisë dhe Izraelit. Ndan jetën e saj midis 4 shtetesh por
ndihet me fat që udhëtimi i saj nisi nga Shqipëria...

Tematikat e kësaj ligjërate do të jenë:

1. Cfarë është shkëmbimi rinor ndërkombëtar dhe cfarë na mëson kontakti midis njerezëve,
botëve dhe gjuhëve të ndryshme?

2. Cilat aftësi të buta dhe të forta (soft skills/hard skills) mund të përfitojmë nga shkëmbimet
rinore?

3. Cilat mundësi për shkëmbime internacionale ekzistojnë për nxënësit dhe rininë në Kosovë,
edhe përtej shanseve të kufizuara dhe kufijëve ende jo të hapur për këdo?

Linku i ngjarjes në Facebook: https://www.facebook.com/events/3285779521548257/

Linku për të ju bashkangjitur kësaj ligjerate pas plotësimit të kësaj forme është:  https://us02web.zoom.us/j/86818496615

Nëse dëshironi të lexoni më shumë rreth organizatës sonë ju mund të përcjellni kanalet tona të komunikimit:

www.germin.org
https://www.facebook.com/GerminKS/
https://www.linkedin.com/company/germinngo/
https://www.instagram.com/germinngo/
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe Mbiemri *
Emaili *
Viti i lindjes
Komuna *
Emri i shkollës në të cilën ju vijoni mësimin *
A keni llogari në platformën Zoom e cila përdoret për ligjërime dhe konferenca online? *
Për të qenë pjesë e kësaj ligjërate, ju duhet që të keni një llogari tek platforma ZOOM. 1. Ju këtë aplikacion mund ta downloadoni përmes Google Play për ata që kanë telefona Android ose në App Store për ata që kanë iOs (iPhone). 2. Pas downloadimit të kësaj platforme ju mund të krijoni një llogari brenda 5 minutash, duke plotësuar të dhënat e juaja dhe më pas ju do të pranoni një email për të konfirmuar llogarinë e juaj. 3. Pasi të keni krijuar dhe konfirmuar llogarinë e juaj në Zoom, atëherë ju do të keni mundësinë që të bashkangjiteni në ligjëratë përmes opsionit JOIN MEETING, ku juve do të ju shfaqet një faqe ku ju duhet të jepni këtë link https://zoom.us/j/97201423304 ose ju do të pranoni në emailin e juaj një kod përmes të cilit ju mund të bashkangjiteni direkt.  Në rast se keni probleme për të krijuar një xhirollogari në ZOOM atëherë na kontaktoni në info@germin.org
Nëse keni ndonjë pyetje specifike të cilën ju do të dëshironit të ja parashtronit ligjërueses lidhur me temën e ligjërimit, ju mund ta parashtroni atë pyetje në kutinë e  mëposhtme.
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of The Global Albanians Foundation. Report Abuse