Thirrje për Aplikim për Punëtorinë "Womair":               Vajzat dhe Gratë Luftojnë Ndotjen e Ajrit
Sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi, ndotja e ajrit në hapësira të brendshme dhe jashtme, vret mbi 7 milion persona çdo vit.  

Kosova çdo ditë e më tepër është duke u ballaquar me ndotjen e ajrit, ujit dhe me mungesën e hapësirave të gjelbërta dhe mekanizmave të tjerë të cilat mund ta luftojnë ndotjen dhe efektet negative të saj.

Vitin e kaluar, Prishtina u rradhit si ndër qytetet më të ndotura në Evropë, duke kontribuar në një numër të problemeve shëndetësore te fëmijët e të rriturit, njëkohësisht. Edhe pse Prishtina dhe rrethina e saj janë ndër vendet më të njohura për ndotjen e ajrit, edhe qytetet dhe fshatrat e tjera nëpër Kosovë, ballafaqohen me problemin e ndotjes së ajrit.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Amerikë,  ndotja e ajrit ka ndikim negativ veçanërisht te gratë që planifikojnë të mbesin shtatzënë dhe gratë shtatzëna, të cilat mund të kenë probleme respiratore, kardiake, aborte të padëshirueshme,  e në rastet më të rënda edhe vdekje të foshnjave. Nënat e ekspozuara në ambiente me ajër të ndotur mund të lindin foshnja më pak të shëndosha dhe me peshë më të vogël.

Prandaj, KosovaLive fton të gjitha gratë që planifikojnë të mbesin shtatzënë apo janë momentalisht shtatzënë të aplikojnë për të marrë pjesë në punëtorinë edukative "Womair", ku do të mësojnë për mënyrat më efektive për përmirësimin e ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Gjithashtu, do të mësojnë për taktikat më efektive të mbrojtjes nga ajri i ndotur dhe kujdesi nga ndotjet e tjera.

Thirrja për Aplikim është e hapur deri të: Dielen, me 18 Gusht, 2019.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit "Kosovë e Shëndetshme" i cili financohet nga LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency, the implementohet nga UNDP Kosovo, UN Volunteers, World Health Organization (WHO).


KosovaLive
www.kosovalive.org
www.kosovalive.360.com 

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe Mbiemri *
Email adresa *
Vendi i lindjes *
Qyteti dhe adresa e vendbanimit *
Numri i telefonit *
Mosha *
Etnia *
A jeni e punësuar? *
Niveli i shkollimit *
A jeni shtatzënë? *
A jeni nënë? *
A planifikoni të mbeteni shtatzënë? *
A jeni përfitues të shërbimeve sociale (A jeni në social?) *
A jeni nënë vet-ushqyese? (Jeni e ndarë nga burri dhe nuk keni mbështetje financiare nga ai) *
Si mbroheni nga ndotja e ajrit brenda shtëpisë/banesës/objektit ku jetoni? *
Si mbroheni nga ndotja e ajrit në lagjen, fshatin, qytetin ku jetoni? *
Shkruani një paragraf të shkurtër pse dëshironi të merrni pjesë në këtë punëtori *
Kjo punëtori organizohet në kuadër të Projektit "Kosovë e Shëndetshme" i cili financohet nga LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency, dhe implementohet nga UNDP Kosovo, UN Volunteers, dhe World Health Organization (WHO)
Me dorëzimin e këtij aplikacioni, pajtohem që sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, OJQ KosovaLive me numër regjistrimi 52000262, si kontrollues i të dhënave, mund t`i procesojë të dhënat e mia personale të dhëna më lart për të më dërguar komunikata marketingu dhe informacione të ndryshme lidhur me aktivitetet e KosovaLive.Pajtimi ipet për një kohë të pakufizuar derisa të hiqet, duke e kontaktuar KosovaLive-in.
Data e fundit për aplikim është: E Diel, 18 Gusht 2019, ora 23:59
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy