Thirrje për ide për Workshopin Rajonal Online (Elbasan-Berat-Korcë) 29 janar 2021
Thirrje për pjesëmarrje në Workshopin Rajonal për nxitjen e Rrjeteve Qytetare Lokale dhe avancimin e çështjeve vendore në Parlament

29 janar 2021/ora 14:45 në platformën zoom
Luteni të regjistroni pjesëmarrjen tuaj:https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZ0tdOGurTstG9Fe3FjVBEd2pKxSIfz5Kr02.
Pas regjistrimit do të merrni konfirmimin me e-mail me detajet për të aksesuar aktivitetin.

Nëse jeni të interesuar të sillni në vëmendjen e Parlamentit një çështje ose problematikë me rëndësi për zonën apo komunitetin që ju rrethon, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij workshopi për të diskutuar rreth çështjeve të propozuara, mundësitë për rrjetëzim për rritjen e mbështetjes ndaj kauzës dhe mekanizmave për t’i bërë problematikat e identifikuara pjesë të axhendës së Parlamentit.

Nën moderimin e folësve motivues dhe me përvojë, ky workshop është i hapur për të gjithë organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, qytetarë, grupe interesi formale dhe joformale në qarkun Elbasan-Berat-Korcë.
Në vijim të këtij workshop-i, IDM dhe AHC në bashkëpunim me OShC-të dhe grupet e interesit në të gjithë vendin që kanë propozuar çështjet dhe të tjera që do të bashkohen në vijim të kësaj serie workshopesh rajonale, do të vijojnë punën duke ofruar asistencën dhe ekspertizën e nevojshme për adresimin e tyre me anë të hapave konkrete.

Ky aktivitet vjen në kuadër të një nisme që IDM dhe KSHH po zbatojnë që ka si objektiv krijimin e një mjedisi lehtësues për përfshirjen aktive qytetare në proceset në proceset legjislative dhe vendimmarrëse në Parlament si një mjet për të rritur llogaridhënien dhe transparencën e këtij institucioni dhe përfaqësuesve të zgjedhur (deputetët). Kjo iniciativë është në kuadrin e "Mbështetjes për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri" (PACEP), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI).  

Lutemi plotësoni fushat e mëposhtme për çështjen që propozoni brenda datës 27 janar 2021.


Sign in to Google to save your progress. Learn more
1. Emër/Mbiemër *
2. Kontaktet tuaja (email ose tel) *
3. Organizata apo grupi i interesit që përfaqësoni dhe qyteti *
4. Përshkruani shkurtimisht çështjen/ problematikën që mund ta adresojmë pranë Parlamentit (me anë të një peticioni, nisme ligjvënëse qytetare, amendimit të një ligji, seance dëgjimore në një komision parlamentar, etj). Maksimumi 300 fjalë. *
5. Përzgjidhni një nga format që mendoni për trajtimin e kesaj çështje/problematike nga Parlamenti: *
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy