Formulari i Pëlqimit për Testimin e Studentëve për COVID-19 SY 2022 - 2023 - Albanian
Testimi për COVID-19 është një nga masat per uljen  që do të maksimizojë sigurinë e studentëve dhe personelit  tonë gjatë vitit shkollor 2022-2023. Për shkak se testimi do të duhet të kryhet pavarësisht nga disponueshmëria e prindit ose kujdestarit në kohën kur do të administrohet një test, pëlqimi për testim kërkohet për të gjithë studentët. Testimi do të ofrohet për studentët pa kosto për studentët ose familjen e tyre.

Shpjegimi i Testit
Metoda e testimit është një tampon i shpejtë në të dy vrimat e hundës. Është konstatuar se është i shpejtë dhe pa dhimbje. (NUK janë tamponët e thellë të sinusit që disa individëve u duken të pakëndshme.) Metoda e testimit përfshin futjen e një tamponi  të vogël, si një Q-Tip, në pjesën e përparme të hundës në të dy vrimat e hundës. Rezultatet do të jenë të disponueshme për 15 minuta. Testi administrohet ose nga një infermiere e ҫertifikuar e shkollës ose nga partnerët e testimit profesional mjekësor të Drejtorisë Arsimore. Lloji i testit që përdoret përfshin, por nuk kufizohet në,Testin e Shpejtë të Antigjenit të Abbott's BinaxNOW COVID-19. Testet molekulare (PCR) mund të identifikohen dhe përdoren sipas nevojës.

Prindi/kujdestari i listuar në këtë pëlqim do të njoftohet në ditën që nxënësi i tyre u testua. Të gjitha rezultatet do t'i komunikohen prindit/kujdestarit të nxënësit.

Udhëzime për Testimin
● Testimi simptomatik: Si kujtesë, si prind/kujdestar do t'ju kërkohet të vlerësoni fëmijën tuaj për simptomat e COVID-19 çdo mëngjes përpara se të niseni për në shkollë dhe ta mbani fëmijën tuaj në shtëpi nëse nuk e kalon kontrollin shëndetësor në mëngjes. Nëse fëmija juaj kalon kontrollin shëndetësor  në mëngjes që keni kryer në shtëpi dhe arrin në shkollë i shëndetshëm, por zhvillon simptoma të sëmundjes që lidhen me infeksionin COVID-19 gjatë ditës së shkollës, fëmija juaj do të testohet.

 Simptomat përfshijnë:Temperaturë 100,4℉ ose më shumë, dhimbje muskujsh ose trupi, dhimbje koke, dhimbje të fytit,rrjedhje hundësh, lodhje, të vjella, diarre, kollë të vazhdueshme, humbje e shijes ose nuhatjes, dhe  vështirësi frymëmarrje

● Testimi diagnostik gjatë përhapjes së menjëhershme: Nëse fëmija juaj është pjesë e një grupi (për shembull, klasë, ekip sportiv ose aktivitet jashtëshkollor) nxënësish me raste të shumta pozitive me COVID-19 në grup, fëmija juaj do të testohet për COVID-19.

Ju lutemi kontaktoni infermieren e shkollës tuaj për çdo pyetje.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of School District of Philadelphia. Report Abuse