Thirrje për entuziastë
Thirrje për aplikim - Junior Shapers Academy

Global Shapers Prishtina përmes akademisë Junior Shapers Academy synon të prezantojë tek rinia dhe akterë tjerë vlerat e duhura dhe praktikat e mira që puna vullnetare në Kosovë duhet të ketë. Poashtu, të nxis tek rinia vlerat e qytetarisë aktive, lidershipit, dhe ti pajisë ata/ato me aftësitë e nevojshme për një karrierë të suksesshme. Fatkeqësisht në Kosovë puna vullnetare përdoret në bazë të projekteve dhe nga shumica e organizatave rinia në emër të vullnetarizmit shfrytëzohet si fuqi punëtore pa pagesë. Ndërsa, ka mungesë të madhe të përkrahjes së të rinjve për tu paisur me aftësitë e nevojshme për të sfiduar, për të kuptuar veten e pastaj edhe për ta realizuar ëndrrën e vet. Prandaj, përmes kësaj akademia synojmë që të ngrisim vetëdijen për çasjen e duhur të punës vullnetare. Po fillojmë prej vetes që të përdorim praktikat e mirëfillta por edhe të krijojmë këtë hapësirë shumë të nevojshme për rininë e Kosovës.

Poashtu, nëpërmjet kësaj akademie synojmë që të ndërtojmë qytetarë të përgjegjshëm të Kosovës dhe liderë të së ardhmes të cilët do të luajnë një rol në shoqërinë kosovare.

Ju si pjesëmarrës në këtë projekt nuk do të quheni vetëm vullnetarë, por do të emëroheni  entuziastë. Ndërsa angazhimi juaj është në bazë vullnetare. Përtej kësaj, orët e kontributit tuaj do të regjistrohen në platformën shtetërore të vullnetarizmit në Kosovë.  

Ky projekt përmban:
1. Programin e orientimit në karrierë dhe zhvillimit personal dhe profesional - ligjërata dhe punëtori në ndërmarrësi, aftësi të buta(CV, letër motivimi, intervistë pune), arkitekturë, sport, marketing, menaxhim projekteve, aftësi komunikimi etj. Poashtu, në kuadër të këtij programi do të organizohen netë filmash, kamping, karaoke etj. Ndërsa, nëpërmjet bashkëpunimeve të organizatës, pjesëmarrësve do t’iu ipet hapësirë të marrin pjesë në trajnime dhe aktivitete tjera të edukimit jo-formal.

2. Ligjërata inspiruese të formatit kreativ, ku entuziastët do të mund të praktikojnë talentin e tyre dhe të sfidojnë veten në fusha të reja.

3. Dëgjime publike në lidhje me bazën ligjore të vullnetarizmit në Kosovë, në mënyrë që të mund të adresojmë problemet ligjore në fushën e vullnetarizmit.  

Ky projekt është i hapur për të gjithë të interesuarit e moshës 15-18 vjeç, dhe parimisht të jenë me banim në Prishtinë. Të rinjët/rejat nga komunat tjera mund të aplikojnë, mirëpo organizata nuk i mbulon shpenzimet e transportit.

Afati fundit për aplikim është data: 23.04.2021

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri Mbiemri *
Email *
Adresa e banimit *
Numri i telefonit
Emri Shkolles se Mesme te Larte dhe drejtimi *
Si e vlerëson jetën në Kosovë - mundësitë dhe pengesat? *
Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky projekt? *
Shkruaj disa fusha në të cilat do të dëshiroje ta sfidoje veten ose të mësosh më shumë për to. *
Shkruaj gjuhët që i njeh dhe nivelin. *
Shkruaj emrat e platformave që i dini për edukim online. (Mund ta shënoni edhe nuk njoh asnjë.) *
Shkruaj emrat e programeve që i dini për trajnime ose projekte ndërkombëtare. (Mund ta shënoni edhe nuk njoh asnjë.) *
Përse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi? *
Shkruaj komente shtesë, hobi, talente, ose çkado që dëshironi të na tregoni për veten tuaj.
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy