Krijo një Mjedis të Barabartë: Raporto Diskriminimin!
Në kuadër të krijimit të një mjedisi më të sigurtë dhe të barabartë për të gjithë studentët, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka krijuar këtë hapësirë raportimi, ku ju mund të ndani rastet e diskriminimit që keni përjetuar ose vërejtur. Diskriminimi mund të shfaqet në formën e trajtimit të padrejtë për shkak të gjinisë, etnisë, prirjes seksuale, aftësisë së kufizuar, statusit social apo ekonomik. Diskriminimi mund të ndodhë përmes përjashtimit, trajtimit të pabarabartë apo komenteve fyese, duke ndikuar drejtpërdrejt në përvojën akademike dhe sociale të studentëve. Qëllimi ynë është të dëgjojmë zërin tuaj, të adresojmë shqetësimet dhe të ndihmojmë në krijimin e një mjedisi akademik të drejtë dhe mbështetës për të gjithë.
Çdo raportim do të trajtohet me konfidencialitetin dhe me përkushtimin e duhur.