#ECI & PEDALOJ PËR KLIMËN
Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizjes 2020, Qendra EDEN në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ambasadën Holandeze, ju fton të beheni pjesë e aktivitetit ndërgjegjësues «𝐄𝐂𝐈 & 𝐏𝐄𝐃𝐀𝐋𝐎𝐉 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐋𝐈𝐌𝐄𝐍», cila do të mbahet 𝗱𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗺𝘁𝗲, 𝟭𝟴 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟬, 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟳:𝟬𝟬, Sheshi Nënë Tereza.

Së bashku me aktivistë të klimës, mjedisorë, vendimmarrës, qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, do të pedalojmë dhe ecim nga Sheshi Nënë Tereza drejt Sheshit Skëndërbej. Qëllimi i pedalimit dhe ecjes përgjatë segmentit kryesor të qytetit është të ndërgjegjësojë qytetarët e Tiranës mbi rëndësinë e përdorimit të alternativave jo-motorike të lëvizjes, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në zbutjen e ndikimit të Ndryshimeve Klimatike.

Me mbërritjen në Sheshin Skënderbej, do të bëhemi pjesë e diskutimit të hapur - «𝗠𝗶𝗸𝗿𝗼𝗳𝗼𝗻𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗹𝗲𝘃𝗶𝘇𝗷𝗲𝘀 / 𝗠𝗼𝗯𝗶𝗹𝗶𝘁𝘆 𝗠𝗶𝗰», mbi perspektivën e qytetit të Tiranës drejt një transporti të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës me synim zbutjen e shkaqeve të Ndryshimeve Klimatike.

Ftoni shokët, dhe të afërmit tuaj që duan të ecin apo të pedalojnë bashkë me ne!

𝙆𝙮 𝙖𝙠𝙩𝙞𝙫𝙞𝙩𝙚𝙩 𝙯𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙤𝙝𝙚𝙩 𝙣𝙚 𝙠𝙪𝙖𝙙𝙚𝙧 𝙩𝙚 𝙥𝙧𝙤𝙟𝙚𝙠𝙩𝙞𝙩 “𝙎𝙡𝙤𝙜𝙖𝙣𝙚 𝙥𝙚𝙧 𝙉𝙙𝙧𝙮𝙨𝙝𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙆𝙡𝙞𝙢𝙖𝙩𝙞𝙠𝙚 𝙣𝙚 𝙎𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚𝙧𝙞” 𝙢𝙗𝙚𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙧 𝙛𝙞𝙣𝙖𝙣𝙘𝙞𝙖𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩 𝙣𝙜𝙖 𝘼𝙢𝙗𝙖𝙨𝙖𝙙𝙖 𝙃𝙤𝙡𝙖𝙣𝙙𝙚𝙯𝙚 𝙣𝙚 𝙎𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚𝙧𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙯𝙗𝙖𝙩𝙪𝙖𝙧 𝙣𝙜𝙖 𝙌𝙚𝙣𝙙𝙧𝙖 𝙀𝘿𝙀𝙉.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emer Mbiemer *
Kontakt *
Si do të keni dëshirë t’i bashkoheni aktivitetit ndërgjegjësues “#ECI & PEDALOJ PËR KLIMËN”? *
Required
Nëse do të pedaloni, a do të përdorni biçikletën tuaj? *
Required
Koment
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy