Të japim pëlqimin ose jo
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Vendos kodin personal (një numer 8 shifror qe duhet ta mbani mend) *
GJINIA *
MOSHA *
ADRESA *
QYTETI *
Studime të rastit
Rasti 1- Natasha është 19 vjeç dhe i dashuri i saj, Adrian, është 22. Ata kanë dalë për një vit dhe kanë bërë seks në gjashtë muajt e fundit. Natashës i pëlqen të bëjë seks me Adrianin, por nganjëherë ajo ndihet e parehatshme kur ai thotë se dëshiron të fusë praktikat e “lojës me role” në aktivitetin e tyre seksual. Ndonjëherë, kur ai e përmend çështjen e lojës me role gjatë seksit, ajo nuk është shumë e sigurt se çfarë do të sjellë kjo dhe ndihet e pasigurt. Kur ajo i thotë Adrianit se ndihet e parehatshme për përdorimin e roleve gjatë seksit, ai zakonisht thotë diçka shabllon të tipit: 'Jam i sigurt që do ta kuptosh gjatë procesit', ose 'Jam i sigurt që do ta shijosh edhe ti në fund, kështu që mos u trego kaq e matur’, ose 'kjo është e rëndësishme për mua dhe unë ndiej që gjërat do të shfryhen mes nesh nëse nuk i japim pak shije'. Natasha nuk dëshiron që Adriani të mërzitet, kështu që ajo shpesh dorëzohet. A mundet Natasha të pajtohet në liri të plotë në këto rrethana? *
Rasti 2- Karlo dhe Joana janë në të njëzetat. Ata kanë një lidhje prej një viti dhe kanë folur sinqerisht për marrëdhëniet e tyre të kaluara seksuale. Ata ndiejnë se janë në një pikë ku ndihen rehat për të bërë seks me njëri-tjetrin. Karlo përmendi se ai do të ndihej rehat nëse ata do të përdorin një aplikacion për miratim para se të bënin seks (si Consent ose SAY YES - Pëlqim para seksit, Consenzy etj.), kështu që të dy mund të bien dakord digjitalisht se me çfarë janë mirë ose me çfarë nuk janë. Karlo tha se aplikacioni do t'i ndihmonte ata të kishin një dialog të sinqertë me njëri-tjetrin pa u ndier në siklet. Nëse çifti përdor aplikacionin, a do të kenë dhënë pëlqimin e lirë dhe kuptimplotë për njëri-tjetrin? *
Rasti 3- Mario dhe Konor janë dy djem 18 vjeç dhe po mbarojnë shkollën e mesme. Ata janë në lidhje prej 3 muajsh dhe janë shumë të tërhequr nga njëri-tjetri. Në festën e tyre të diplomimit, Mario kërceu dhe piu shumë. Në një moment, ai e pyet Konorin nëse ata mund të iknin bashkë, kështu që atij mund t’i dilte pija ndërkohë që ecnin. Ndërsa ata janë vetëm jashtë, Mario e kap fort Konorin duke i thënë ‘Unë vërtet të dua tani. Të bëjmë seks’. A mundet Mario të japë pëlqimin e tij lirshëm dhe duke qenë i qartë për të bërë seks me Konorin? *
Rasti 4- Alina është 14 vjeç dhe është në shkollë të mesme. Alexandru është 18 vjeç dhe punon me babanë e Alinës. Alexandru e njohu Alinën kur ai vizitoi shtëpinë e saj. Meqenëse Alexandru ishte gjithashtu nga komuniteti rom, prindërit e Alinës kishin shpresuar që ai dhe vajza e tyre të binin në dashuri me njëri-tjetrin. Alexandru dhe Alina nisën të takoheshin, pjesën më të madhe të kohës duke qëndruar larg shtëpisë së Alinës, në mënyrë që të kishin privatësi. Ndonjëherë, Alexandru i bën Alinës dhurata dhe jep para që ajo të blejë gjërat që i duhen. Kohët e fundit, ai ka filluar t'i tregojë asaj se sa shumë e do atë duke thënë se ai me të vërtetë dëshiron të bëjë seks me të. Alina e ndien se i detyrohet atij për bujarinë që ka treguar. Prindërit e saj gjithashtu e miratojnë këtë. A mund të japë Alina pëlqim e lirë dhe kuptimplotë? *
Rasti 6- Hanna vjen nga një familje shumë tradicionale dhe nëna e saj i mësoi se është e rëndësishme për një grua të bëjë gjithçka që i kërkon burri i saj dhe qëllimi i saj duhet të jetë që ta kënaqë atë. Ajo është fejuar dhe do të martohet me Kostën dhe ai thotë se tani që janë fejuar, është në rregull që ata të bëjnë seks. Hanna ende nuk është gati dhe do të kishte preferuar të priste derisa të njihen më mirë. Kosta insiston dhe kjo e huton Hannën. Meqenëse ai do të jetë burri i saj dhe si grua ajo duhet ta kënaqë dhe t’i plotësojë dëshirat e tij, a nuk duhet që Hanna të ndihet në rregull të bëjë seks me të? A mund të japë Hanna pëlqim të lirë dhe kuptimplotë? *
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy