OJQ TOKA - Mundësi e hapur për Biznese për partneritet në Ditën e Solidaritetit 2024
Ky formular është i hapur për të gjitha kompanitë, bizneset, organizatat të cilat janë të interesuara të bashkëngjiten si partnerë përkrahës për Ditën e Solidaritetit, e cila do të organizohet për herën e dytë nga OJQ TOKA në qershor të vitit 2024!

Këtë vit Dita e Solidaritetit ka pasur sukses të jashtëzakonshëm duke thyer rekorde në rajon me këto rezultate të arrira:
- 6 ditë punë vullnetare (2, 3, 5, 8, 9 dhe 10 qershor)
- 275 vullnetarë të angazhuar dhe  55 liderë të rinj të angazhuar
- 35 biznese partnere
- 4,332 Eur të ngritura për Fondin e Ditës së Solidaritetit
- 2 projekte të përkrahura nga Fondi i Ditës së Solidaritetit në dy fusha: Shëndet Mendor dhe Fëmijë me Aftësi të Kufizuara.

Në mënyrë që të realizohet Dita e Solidaritetit sërish në Kosovë, ne kemi nevojë për krijimin e partneritetit me bizneset e hapura për t’u angazhuar në të mirë të komunitetit. Nëse jeni të interesuar për t'u takuar me stafin e TOKAs për krijim të partneritetit për këtë Ditë, mbushni formularin e mëposhtëm.

Për çdo pyetje ose paqartësi rreth këtij projekti na kontaktoni në: nuhi@toka-ks.org dhe +383 45 596 606

Të dhënat tuaja mbrohen nga TOKA dhe përgjigjet të cilat do t'i marrim nga ky formular do të përdoren vetëm për Ditën e Solidaritetit.

Ju faleminderit!
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of TOKA. Report Abuse