Shkolla verore P4C - 'Filozofia për Fëmijë'

REKOMANDOHET QË PYETËSORI TË PLOTËSOHET NGA PRINDI OSE NË PRANI TË PRINDIT

Shpeshherë na kanë thanë “mos filozofo”… por, mos me filozofu i bjen mos me mendu! Kështu që bashkohu në shkollën verore “P4C – Filozofia për Fëmijë” për me mendu, mbi të gjitha me mendu SHQIP!

Organizata ETEA dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë verës 2023 do të organizojnë shkollën verore 5-ditore (P4C – Filozofia për Fëmijë) në kuadër të së cilës do të përfshihen 15 fëmijë nga diaspora. Shkolla dedikohet për grupmoshat 14-18 vjeç e cila përfshin edhe fjetjen.

Shkolla verore “P4C – Filozofia për Fëmijë” për grupmoshën 15-18 vjeç Data e organizimit: 10-14 gusht 2023 

Kohëzgjatja: Qëndrim me fjetje (24h) 

Lokacioni i shkollës: Hotel Magra Austria

Adresa e plotë: Bogë, Pejë, Kosovë  

Numri i pjesëmarrësve/eve: 15 fëmijë 

Pagesa: Falas 

Tjetër: Përfshihet fjetja, shujtat ushqimore, pijet dhe materialet e punës 

Më shumë info: 00383 (0) 44 770 767,  info@etea-ks.org  

Link për aplikim: https://forms.gle/to3E7YPPiLNfb9k86


ÇKA ËSHTË “P4C – FILOZOFIA PËR FËMIJË”?

Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” zbatohet prej dy vitesh nga ETEA dhe ShFK dhe do të përshtatet me nevojat specifike të të rinjve nga diaspora në Kosovë. Programi ka një qasje unike që përdor kërkimin filozofik për të angazhuar fëmijët dhe të rinjtë në diskutim dhe reflektim, duke i ndihmuar ata/o të zhvillojnë të menduarit kritik, arsyetimin dhe aftësitë e komunikimit në gjuhën shqipe. Përgjatë gjithë kohës, programi do të kultivojë identitetin e tyre kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor përmes këndvështrimeve, diskutimeve dhe debateve filozofike. Duke ofruar një platformë për mendimin kritik dhe formimin e opinioneve të tyre, shkolla verore synon të promovojë një lidhje më të thellë të fëmijëve pjesëmarrës/e me vendin e tyre të origjinës dhe të kontribuojë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kombëtare dhe kulturore të Kosovës.

Sesionet e shkollës verore “P4C – Filozofia për Fëmijë”, të organizuara në baza ditore, përfshijnë trajtimet dhe reflektimet mbi temat, si vijon:

Dita 1: Identiteti
Përmes trajtimit të konceptit të identitetit fëmijët do të mund të shohim se si ai formon të kuptuarit tonë për veten por edhe për të tjerët. Po ashtu, përmes kësaj teme fëmijët do të reflektojnë mbi identitetin e tyre dhe atë se si ata kryqëzohen me identitetin e tjetrit. Koncepti i identitetit do të trajtohet si identitet personal dhe si identitet kulturor.

Dita 2: Trashëgimia
Trashëgimia si temë mund të jetë më e gjerë në trajtim, duke eksploruar aspekte të ndryshme të arkitekturës, traditës dhe shprehive të përcjella brez pas brezi. Programi synon të nxisë fëmijët që të reflektojnë dhe të afrohen më shumë me trashëgiminë e tyre kulturore dhe të shohin mënyrat se si janë ruajtur praktikat dhe traditat kulturore, por edhe si janë transformuar ato, krejt kjo në kontekstin e shoqërisë shqiptare.

Dita 3: Gjuha
Kjo temë do t’i njoftojë fëmijët me rëndësinë e gjuhës në formësimin e kulturës dhe identitetit, por edhe me sfidat për ruajtjen e gjuhës në komunitetet e diasporës. Po ashtu, synohet të vihet në pah mënyra se si gjuha i lidh ata/o me trashëgiminë e tyre kulturore dhe si ajo ndihmon për të ndërtuar dhe mbajtur lidhje shoqërore në komunitet.

Dita 4: Arti
Tema në fjalë do të trajtojë traditat artistike të kulturës shqiptare, përfshirë sfera si muzikën, kërcimin, pikturën, poezinë, letërsinë apo filmin. Të folurit për artin i shtynë fëmijët të shohin se si arti pasqyron dhe formëson identitetin kulturor. Në këtë kuadër do të trajtohen dhe shqyrtohen edhe vepra e punë të artistëve shqiptarë përgjatë historisë.

Dita 5: Komuniteti

Diskutimi për rëndësinë e përgjegjësisë sociale dhe përkatësisë në komunitet do t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë mënyrat në të cilat individët dhe grupet e caktuara përfshihen në bashkësi. Në kuadër të këtij sesioni do të shtjellohen koncepte duke filluar nga familja, shoqëria, politika, etj. Tema do të fokusohet në gjetjen e mundësive të reja për ta arrirë një lidhje të fortë të diasporës me Kosovën.

Rekreacioni
Secila ditë do të jetë e mbushur me aktivitete rekreative në kuadër të programit të shkollës verore. Aktivitetet do të jenë të dizajnuara për të promovuar ndërgjegjësimin kulturor dhe socializimin e pjesëmarrësve dhe – përmes lojërave – do të përfshijnë analiza të vendeve kulturore dhe historike shqiptare, shfaqje të filmave, shfaqje muzikore dhe vallëzimi tradicional si dhe aktivitete sportive/energjidhënëse.
Emri dhe mbiemri i fëmijës *
Emri dhe mbiemri i prindit *
Në cilen shkollë verore planifikoni ta dërgoni fëmijën tuaj / të merrni pjesë? *
A pranoni që fëmija juaj të përfshihet në shkollë me qëndrim ditor apo qëndrim me fjetje? *
Mosha e fëmijës *
Email adresa e prindit dhe fëmijës *
Numri kontaktues i prindit dhe fëmijës *
Adresa e shtetit ku jetoni?  *
Adresa e vendbanimit në Kosovë (komuna)? *
A pranoni që fëmija juaj të përfshihet në foto/video të shkollës verore?  *
A keni ndonjë informatë relevante që është mirë ta dijmë paraprakisht lidhur me fëmijën tuaj (shëndetin, ushqimin, dëshirat, etj) *
ส่ง
ล้างแบบฟอร์ม
ห้ามส่งรหัสผ่านใน Google ฟอร์ม
เนื้อหานี้มิได้ถูกสร้างขึ้นหรือรับรองโดย Google รายงานการละเมิด - ข้อกำหนดในการให้บริการ - นโยบายความเป็นส่วนตัว