FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIMIN NË SHKATHTËSI TË BUTA
Në kuadër të projektit “Mbështetje me pajisje shtesë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, për përfituesit e mëparshëm - start-up bizneset e krijuara nga personat e riatdhesuar, si dhe personat e tjerë të riatdhesuar dhe njerëzve në rrezik të migrimit të parregullt përmes masave për ngrijten e kapaciteteve të karrierës”, specifikisht për masat e ngritjes së kapaciteteve për karrierë, të financuar nga GIZ; BSCK fton të gjithë personat e riatdhesuar apo ata të cilët synojnë migrimin e parregullt të cilët janë të interesuar në hyrjen në tregun e punës, që të aplikojnë për trajnimin për shkathtësitë e buta dhe këshillime individuale me qëllim të (ri)hyrjes në tregun e punës.

Qëllimi i projektit
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të zbusë ndikimin e Covid-19 në start-up-et e përfituesve të mëparshëm të riatdhesuar përmes ofrimit të mjeteve dhe pajisjeve shtesë të nevojshme dhe të kontribuojë në krijimin e qëndrueshëm të vendeve të punës përmes masave të mbështetjes në karrierë për të rikthyerit dhe grupet e tjera lokale në rrezik të migrimit të parregullt.

Kush dhe çfarë mund të përfitojë nga Masat e Ngritjes së Kapaciteteve për Karrierë
Nga kjo masë do të përfitojnë 280 persona të riatdhesuar apo me tendenca për migrim të parregullt nga e gjithë Kosova, me përparësi gratë dhe personat nga viset rurale. Kjo masë përfshinë trajnimin 10 ditor në fushat e shkathësive të buta dhe këshillime e mentoring individuale të fokusuara në sigurimin e një punësimi të qëndrueshëm.

Aplikuesi/ja duhet të jetë:
- Qytetar/e me vendbanim nga Kosova
- Mbi moshën 18 vjeçare;
- I/E motivuar për punë, si dhe
- Me dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës.

Afati i fundit për aplikim: 01 Shkurt 2022.

Për më shumë informacione vizitoni webfaqen https://bsckosovo.org/.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Informata Personale
Emri dhe Mbiemri *
Kontakti: *
E-mail adresa
Vendbanimi: *
Kombësia: *
A keni ndjekur ndonjë trajnim më herët? *
Nëse po, specifiko?
A jeni person i riatdhesuar? *
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy