Dita e Solidaritetit dhe e Aktivizmit Social  në Shqipëri

Për herë të parë në Shqipëri organizohet Dita e Solidaritetit dhe e Aktivizimit Social!

28, 29, 30 Tetor 2021

Nisma “Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” e ndërmarrë në gjithë Europën, vjen për herë të parë dhe në Shqipëri nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje dhe Rrjeti AS@N, me mbështetjen e organizatave “Schuler Helfen Leben” në Gjermani dhe “Solidarity Action Day Movement-SAME”.

ÇFARË ËSHTË ‘’DITA E SOLIDARITETIT DHE AKTIVIZMIT SOCIAL”?  

Nisma “Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” synon të krijojë një rrjet me të rinj, kompani, organizata, agjensi dhe institucione, të cilët mbështesin nismat solidare si vlerë shumë e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë dhe fuqizimin e të rinjve. Shqipëria për herë të parë, është pjesë e Rrjetit të Organizatave Europiane që organizojnë “Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”.
 
SI MUND TË ANGAZHOHENI NË KËTË NISMË?
Nëse jeni punëdhënës/e mund të angazhoni të rinjtë për të punuar 1 ditë në kompaninë, institucionin/ agjensinë apo organizatën tuaj.

CILËT TË RINJ MUND TË PUNËSONI:
- 600 të rinj kanë aplikuar për të qenë pjesë në Ditën e Solidaritetit dhe ne mund t’ju mundësojmë, të rinj që janë të përshtatshëm me profilin e pozicionit të punës që po ofroni.
- Punonjës të moshës 16-26 vjeç që janë të punësuar pranë kompanisë, institucionit/ agjensisë apo organizatën tuaj dhe që shprehin dëshirën për t’u angazhuar në “Ditën e Solidaritetit” duke dhuruar pagesën e një dite pune për të mbështetur nisma rinore.

ÇFARË MUND TË BËJNË TË RINJTË PËR JU DITËN E SOLIDARITET?
- Ju mund të zgjidhni që ata t’ju asistojnë në punën tuaj të përditshme. Të rinjtë mund të angazhohen me punë që mund të kryhen edhe online.

- Praktika e punës do të realizohet 1 ditë gjatë datave 28, 29 dhe 30 Tetor 2021. Të rinjtë punojnë nga 2 deri në 8 orë pune (sipas kërkesës nga kompania/organizata).

- Pagesa që mund të dhurohet për ditën e punës nga kompania apo punonjësi varion nga 1.000 - 3.000 ALL.

- Ju mund të realizoni pagesën sipas opsioneve të mëposhtme:
    a) me bankë;
    b) me çek;
    c) cash.
   
ÇFARË NDODH PAS "DITËS SË SOLIDARITETIT DHE AKTIVIZMIT SOCIAL"?
Me kontributet e grumbulluara në Ditën e Solidaritetit do të mbështeten nisma rinore nga e gjithë Shqipëria.
- Nisma nga të rinjtë, me të rinjtë dhe për të rinjtë.
- Nisma që synojnë fuqizimin dhe aktivizmin e të rinjve, edukimin, të drejtat e barabarta dhe qytetarinë.
Nismat rinore do të përzgjidhen me votë nga të rinjtë që marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit.

PËRFITIMET PËR KOMPANITË
Disa nga përfitimet kryesore për kompanitë që do të marrin pjesë në program janë:

- Vizioni i një kompanie progresiste. Kompanitë/angjesitë apo organizata që mirëpresin të rinjtë janë pikërisht kompanitë lider në rajon. Këto kompani, si dhe të tjera që përdorin këtë metodë përqasjeje, e kuptojnë më së miri rëndësinë e kontaktit me të rinjtë si pjesë e rritjes së kompanisë në të ardhmen, por edhe të angazhimit social dhe kontributit aktiv në këtë fushë.

- Promovimi. Mbështetja dhe logo e kompanisë/agjensisë apo e organizatës do të vendoset në website-in zyrtar dhe rrjetet sociale të organizatave implementuese të kësaj nisme, në të gjitha materialet promovuese që do të prodhohen dhe në çdo aktivitet që do të zhvillohet në kuadër të nismës.

- Ekspozimi ndaj një grupi të rinjsh me prespektivë, të motivuar e të talentuar. Pjesëmarrja në këtë nisëm u ofron kompanive ekspozim të menjëhershëm ndaj liderëve të ardhshëm në fushat përkatëse e duke patur akses tek kandidatë të mirëarsimuar.

Nëse keni dëshirë të angazhoni të rinj gjatë Ditës së Solidaritetit dhe e Aktivizmit Social, plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ne do t'ju kontaktojmë menjëherë.

Afati përfundimtar i aplikimit: 3 Nëntor 2020

Për më shumë informacion na shkruaj në adresën e emailit: asankontakt@gmail.com
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy