Gjilan: Thirrje për pjesëmarrje

Rini e Gjilanit, a dëshironi të mësoni më shumë për gazetarinë, të drejtat e njeriut, kompetencat digjitale, mjetet që mund t’i përdorim për ta luftuar çrregullimin informativ –– keqinformimin, çinformimin dhe dezinformimin? Nëse po, atëherë lexoni këtë thirrje.

Më 23 shtator, në hapësirën e Qendrës Rinore të Gjilanit, nga ora 10.00 deri në 16.00, K2.0 do të mbajë një punëtori një-ditore ku përpos që do të flasim për temat më lart, do të shohim një dokumentar që trajton çështjen e identitetit gjinor dhe seksualitetit, përqendruar në kontekstin e Gjilanit. Do të ketë ushqim dhe pije.

Edhe punëtoria e edhe dokumentari janë pjesë e projektit tonë “Të shkathtë/a, të vetëdijshëm/me dhe aktivë/e –– gazetaria digjitale për zërat e rë rinjve/rejave”, përkrahur nga Ambasada e Holandës në Kosovë. Në fund të punëtorisë, do të bisedojmë edhe për mundësinë që shkrimet tuaja t’i botoni në revistën e K2.0.

Për kë është kjo thirrje:

Të rinj/reja të interesuar/a në gazetari;
Të rinj/reja që punojnë apo synojnë të punojnë në fushën e të drejtave të njeriut;
Të rinj/reja të interesuar/a të mësojnë për çrregullimin informativ dhe mjetet për t’i dalë atij kundër;
Të rinj/reja që e kanë pasion të shprehurit përmes shkrimit gazetaresk;
Të rinj/reja që duan të angazhohen në komunitetet e tyre;
Të rinj/reja në grupmoshën 18-22 vjeç (edhe nëse ke më shumë vjet e të pëlqen shumë ideja, apliko).

Afati për t'u regjistruar është 10 shtator 2023.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe mbiemri *
Email dhe numri i telefonit
Mosha *
Vendbanimi
Pse dëshironi të jeni pjesë e kësaj punëtorie? 
(përgjigja nuk duhet të jetë më e gjatë se 300 fjalë)
*

Punëtoria planifikohet të mbahet në gjuhën shqipe. A do t’ju duhet përkthim? 

*
Nëse u duhet përkthim, në cilën gjuhë?
Clear selection
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Kosovo 2.0. Report Abuse