KONTRATA RINORE KOMBËTARE
BËHU PJESË E KONTRATËS RINORE KOMBËTARE 2021

ME NJË KLIKIM NDAJ PROBLEMET DHE KËRKESAT QË KE SI I RI / E RE ME PARTITË POLITIKE QË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE, POLITIKANËT E RINJ DHE QEVERINË E ARDHSHME!

Zgjedhjet Parlamentare për Shqipërinë dhe përzgjedhja e 140 deputetëve të vendit, së bashku me programin e partive politike, ku të paktën njëra prej tyre do të kryesojë vendin në katër vitet e ardhshme, janë thuajse 1 muaj larg.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) në bashkëpunim me Parlamentin Rinor, Qendrën Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri (YRCA) dhe Laboratorin e Politikave për Fëmijët dhe të Rinjtë, me mbështetjen e CRCA/ECPAT Shqipëri, ACE dhe ALO 116 111, dëshirojnë që nëpërmjet evidentimit të gamës së gjerë të problemeve që kanë të rinjtë dhe zgjidhjeve të propozuara nga ata vetë, të avokojnë që, jo vetëm programet e partive në këto zgjedhje të jenë të drejtuara ndaj problemeve të vërteta të të rinjve dhe të rejave, por edhe programi i Qeverisë së adhshme të jetë i bazuar në Kontratën Kombëtare Rinore.

Për këtë qëllim Rrjeti Kombëtar i të Rinjve ka përgatitur Anketën Kombëtare, e cila i adresohet të rinjve dhe të rejave anembanë Shqipërisë nga mosha 14-30 vjeç.

Anketa "Kontrata Rinore Kombëtare" ka si qëllim të sjellë kërkesat, pritshmëritë dhe zërin e të rinjve tek ata që duhet të dëgjojnë, por edhe që marrin vendime në emrin tonë: Politikanët dhe Vendimarrësit!

Si shkak i situatës së pandemisë Covid -19 në vend dhe kushteve të karantinës, kjo anketë është vendosur online. Rezultatet e saj do të prezantohen në një Raport të veçantë dhe do të diskutohen në një seri takimesh online me të rinj e të reja në mbarë vendin, për të finalizuar më pas dokumentin e Kontratës Rinore Kombëtare.

Kontrata do t’i prezantohet zyrtarisht të gjitha partive politike pjesëmarrëse të Zgjedhjeve Parlamentare 2021 për të adresuar dhe integruar në programet e tyre, jo vetëm të problemet e të rinjve, por edhe zgjidhjet e propouara prej tyre.

Anketa është tërësisht anonime dhe të dhënat administrohen vetëm për qëllime besueshmërie të saj. Ato nuk do të ndahen me askënd!

Më shumë informacion per organizatorët e kësaj ankete mund ta gjeni ne adresat: www.anyn.al  dhe www.crca.al Gjithashtu, për çdo pyetje që mund të keni lidhur me Kontratën Rinore Kombëtare ndjehuni të lirë për të na shkruar në adresën e emailit: info@anyn.al

Vota rinore dhe zëri i të rinjve VLEN!

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Email *
SEKSIONI I PËRGJITHSHËM
1. Gjinia *
2. Mosha *
3. Arsimi *
4. Angazhimi social dhe politik *
PROBLEMET MË SHQETËSUESE TË TË RINJVE
5. Cilat prej problematikave të mëposhtme do të përzgjidhnit si më shqetësueset për të rinjtë në Shqipëri? *
1 point
Required
PAPUNËSIA
6. Cili është angazhimi juaj aktual? *
7. A mendoni se Qeveria shqiptare ka bërë mjaftueshëm për uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit të të rinjve? *
8. Sipas këndvështrimit tuaj, cilat janë disa prej shkaqeve më kryesore që shkaktojnë papunesinë e të rinjve në Shqipëri? *
Required
VARFËRIA
9. Si mund ta përkufizoni statusin tuaj ekonomik (familjes suaj) në këto momente? *
10. Si ka ndikuar COVID 19, në statusin tuaj ekonomik? *
Required
ARSIMIMI
11. Sipas mendimit tuaj cila është gjendja e arsimit në Shqipëri? *
12. A mendoni se Qeveria shqiptare ka bërë mjaftueshëm për një arsim sa më cilësor në Shqipëri? *
13. Cilat janë problematikat që paraqet arsimimi i të rinjve në Shqipëri? *
Required
MIGRIMI
14. Sipas këndvështrimit tuaj, migrimi i të rinjve brenda dhe jashtë vendit është? *
15. Cilat janë problematikat që detyrojnë të rinjtë për të migruar brenda vendit? *
Required
16. Si e cilësoni migrimin jashtë vendit? *
17. E keni menduar të migroni jashtë vendit për një jetë, arsimim ose mundësi punësimi më të mira? *
18. Cilat mendoni se janë arsyet kryesore që shkaktojnë migrimin e të rinjve jashtë vendit? *
Required
PËRFSHIRJA E TË RINJVE NË VENDIMMARRJE
Në këtë pjesë të pyetësorit pyetjet fokusohen vetëm për qytetin, fshatin dhe qarkun ku jetoni.
19. Sa të përfshirë e keni ndjerë veten në vendimmarrjen lokale në qytetin tuaj? *
20. Cilat prej strukturave të mëposhtme ekzistojnë si mekanizma gjithëpërfshirës në vendimmarjen lokale në zonën ku ju banoni? *
Required
21. Sa funksionale janë strukturat e listuara në pyetjen 20?
Clear selection
22. Sa të përfshirë e keni ndjerë veten në vendimmarrje në nivel qëndror? *
23. Cilat prej strukturave/mekanizmave të mëposhtëm mendoni se do të ndikonte në rritjen e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrjen qëndrore? *
Required
24. A mendoni se Buxheti i Rinisë si në nivel lokal ashtu dhe qëndror i ka zgjidhur problematikat e të rinjve dhe ka qenë i mjaftueshëm në këtë drejtim? *
25. Në dijeninë tuaj a ka një Plan Lokal Veprimi për të Rinjtë të miratuar nga Bashkia ku ju jetoni? *
26. Si e vlerësoni zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë 2015-2020 në kuadër të zgjidhjes së problematikave rinore në Shqipëri? *
27. A jeni në dijeni se ekziston një Ligj për të Rinjtë në Shqipëri? *
28. Nëse PO, sa mendoni se ka gjetur zbatim dhe ka qenë funksional? *
29. Në këndështrimin tuaj, a kanë qenë të hapura institucionet në nivel lokal dhe qëndror për të bashkëpunuar dhe për të dëgjuar zërin dhe problematikat e të rinjve? (zgjidh një alternativë të vetme si për nivelin lokal ashtu dhe për atë qëndror) *
Required
30. Në këndështrimin tuaj, a kanë qenë të hapura partitë politike për të angazhuar, bashkëpunuar dhe për të dëgjuar zërin dhe problematikat e të rinjve? *
KRIMINALITETI RINOR DHE SJELLJET SOCIALE
31. Sa shqetësuese është rritja e numrit të veprave penale të kryera nga të rinjtë në Shqipëri? *
32. Sipas mendimit tuaj, cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e kriminalitetit rinor në Shqipëri? *
Required
33. Sipas mendimit tuaj, cilët janë faktorët që ndikojnë në sjellje sociale jo të përshtatshme të një pjese të të rinjve në Shqipëri? *
Required
34. Si i konsideroni për të rinjtë në Shqipëri, ofrimin e mundësive të barabarta? *
35. Cilat janë faktorët që krijojnë disnivele në mundësi të barabarta mes të rinjve? *
Required
KORRUPSIONI
36. Si e konsideroni Korrrupsionin në Shqipëri?
Clear selection
37. Në cilat prej institucioneve në Shqipëri mendoni se shfaqet më tepër korrupsioni? *
Required
38. Cilat janë sipas jush shkaqet që sjellin korrupsionin në Shqipëri? *
Required
SHËNDETI I TË RINJVE
Në këtë pjesë të pyetësorit pyetjet fokusohen vetëm për qytetin, fshatin dhe qarkun ku jetoni.
39. Cilat janë problematikat e shëndetit të të rinjve në Shqipëri? *
Required
40. Cfarë do t'i ndihmonte të rinjtë në Shqipëri për të patur një shëndet sa më të mirë? *
Required
SITUATA E VAJZAVE NË SHQIPËRI
41. Cilat janë problematikat që hasin vajzat në Shqipëri? *
Required
FUQIZIMI I TË RINJVE NË SHQIPËRI
Në këtë pjesë të pyetësorit pyetjet fokusohen vetëm për qytetin, fshatin dhe qarkun ku jetoni.
42. A ka në qytetin tuaj një Qendër Rinore/Hapësirë Rinore Rekreative? *
43. Nëse PO, a është e hapur dhe funksionale për ju?
Clear selection
44. Nëse JO, cilat janë disa prej arsyeve që e kanë penguar ngritjen e një Qendre Rinore apo krijimin e një Hapësire Rekreative?
45. Sipas mendimit tuaj, sa të fuqizuar dhe të mbështetur janë të rinjtë në Shqipëri? *
46. Çfarë mendoni se do të ishte mbështetëse për fuqizimin e të rinjve nga ana e institucioneve në Shqipëri? *
Required
VLERA E VOTËS TË TË RINJVE NË SHQIPËRI
47. A do të dilni të votoni? *
48. Nëse JO, pse?
Clear selection
49. Nëse PO, pse do të votoni?
Clear selection
50. A do të dëshironit që mosha e votimit të ulej nga 18 në 16 vjeç?
Clear selection
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy