Forumi Tematik Rinor - Thirrje e hapur për të rinjtë e Bashkisë Patos
Në kuadër të projektit “Të rinj aktiv për demokraci qytetare”, Qendra Europiane hap thirrjen për aplikime për të rinj që vijnë nga qeveritë e nxënësve, organizatat rinore, studentë, vullnetarë, profesionistë të rinj [por jo vetëm], për t’u bërë pjesë e Forumit Tematik Rinor Patos.  

Forumi Tematik Rinor synon nxisë dhe promovojë angazhimin qytetar të të rinjve në Bashkinë Patos, përmes pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale.

Projekti i jep rëndësi lehtësimit të procesit të dialogut mes të rinjve dhe institucioneve, zhvillimit të kapaciteteve dhe angazhimit të të rinjve në mënyrë direkte në aktivitete konkrete me bashkëmoshatarët dhe komunitetin. Rezultati i synuar është jo vetëm vënia në praktikë e aftësive të fituara nga të rinjtë, por dhe afrimi i tyre me komunitetin dhe ndikimi në rritjen e ndërgjegjësimit në shoqëri.

Apliko tani dhe bëhu pjesë aktive e tij!
Afati për aplikim: 26 korrik 2022.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor - ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni në adresën: europeancentrefoundation@gmail.com.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emër Mbiemër *
Ditëlindja *
MM
/
DD
/
YYYY
Gjinia *
Email *
Numri i telefonit *
Organizata/Shkolla/Institucioni *
Aftësi, hobi, talente *
Motivimi juaj për t'u bërë pjesë e forumit *
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy