Regjistrohuni për ciklin e dytë të programit Lokomotiva 2.0
Jemi të lumtur të prezantojmë thirrjen e dytë të ciklit të dytë të programit Lokomotiva përmes të cilit ofrojmë një hapësirë të përbashkët për të rinj entuziastë nga të gjitha gjinitë dhe prapavijat që kanë vullnet të gjurmojnë ide të reja dhe në mënyrë konstruktive të sfidojnë narrativat e rrënjosura rreth identiteteve shoqërore, përmes formateve dhe mjeteve të shumta mediale që përfshijnë filmat, blogimin, muzikën, për të përmendur disa. K2.0 fton të rinjtë entuziastë për ndryshim që të bëhen pjesë e një përvoje dhe ambienti të mrekullueshëm mësimi duke iu përgjigjur kësaj thirrjeje.  

Kjo mundësi mësimi praktik synon të nxisë të menduarit kritik dhe të inspirojë aktivizëm rreth çështjeve të ndërlidhura me gjininë, etninë, religjionin dhe racën. Më e rëndësishmja, programi ka për qëllim t'i pajisë pjesëmarrësit me mjetet e nevojshme për të bërë ndryshime pozitive. Si i tillë, programi nënkupton përvojë gjashtë-mujore dinamike dhe shumëdimensionale të të mësuarit, gjatë së cilës pjesëmarrësve u ofrohet një mundësi e jashtëzakonshme për hulumtim të ideve të reja, si dhe një hapësirë shoqërimi, pune, argëtimi me bashkëmoshatarë dhe veprimi!    

Faza e parë e programit — Njoftimi:

Ky rrugëtim fillon me një kamp online që do të mbahet në dhjetor, gjatë së cilit të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur dhe ndërmjetësuesit me përvojë do të takohen virtualisht për katër ditë, për t’u njoftuar me programin dhe njëri-tjetrin, si dhe për të fituar një pasqyrë të përgjithshme rreth ndë trthurjes në mes të gjinisë, etnisë, religjionit dhe racës.

Pas kampit, pjesëmarrësit do të formojnë ekipet me të cilat do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre të Lokomotivës. Secili ekip do të ketë një nga katër temat kryesore të programit: gjinia, etnia, religjioni dhe raca — varësisht nga fushat e interesit.  

Faza e dytë e programit — Ndërtimi i kapaciteteve:

Përgjatë fazës së dytë të këtyre gjashtë muajve do të mbahen katër diskutime të hapura rreth temave të lartpërmendura. Anëtarët e Lokomotivës do të kenë mundësi të takohen dhe të diskutojnë për filma, fotografi, muzikë dhe formate të tjera mediale me individë të mirënjohur inspirues që kanë pasur ndikim kuptimplotë në mënyrën se si e perceptojmë botën përreth nesh. Për shkak të zhvillimeve me pandeminë COVID-19, disa nga aktivitetet e programit do të mbahen virtualisht ndërsa të tjerat do të organizohen duke respektuar në mënyrë strikte masat parandaluese të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Jo vetëm kaq! Pas katër diskutimeve të hapura tematike, anëtarët e Lokomotivës do të kenë rastin e çmueshëm të marrin pjesë në shtatë punëtori mbi përdorimin e formateve mediale për ndryshim shoqëror, gjë që është thelbi i misionit të programit. Punëtoritë për fotografi, video, shkrim dhe publikim të tekstit, performanca të artit, muzikë, mjete online për shprehje kreative dhe metoda hulumtuese do t'i përgatisin pjesëmarrësit për fazën e fundit, e cila shënon kulmin e programit — nismat dhe intervenimet në komunitet!

Faza finale e programit — Nismat dhe intervenimet në komunitet:

Pas bisedave kreative dhe punëtorive, në këtë fazë anëtarët e Lokomotivës do të mbështeten në dizajnimin e nismave të tyre duke pranuar financim për realizim të një intervenimi në një fushë të zgjedhur në komunitetet e tyre. Ne presim nga anëtarët e Lokomotivës të jenë kreativë në zgjidhjet që ofrojnë dhe të përkushtuar ndaj nismave që propozojnë! Pas përfundimit të suksesshëm të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të pranojnë certifikatat që vlerësojnë kontributin e tyre të rëndësishëm në nismat dhe zgjidhjet e udhëhequra nga komuniteti. Për më tepër, të gjitha shpenzimet e ndërlidhura me programin do të mbulohen nga K2.0.

Me padurim presim të na bashkoheni në Lokomotivë nëse jeni:

- 18-24 vjeç;
- Me vendbanim në Kosovë;
- Të përkushtuar që aktivisht të angazhoheni në të gjitha fazat e programit gjashtë-mujor;
- Të gatshëm të sfidoni në mënyrë kritike narrativat rreth gjinisë, etnisë, religjionit dhe racës;
- Të interesuar të takoni dhe të punoni për së afërmi me bashkëmoshatarë nga prapavija të ndryshme.
- Të hapur ndaj ideve dhe mendimeve të reja, dhe me vullnet të punoni në ekipe energjike;
- Të aftë të identifikoni dhe vlerësoni shqetësimet e komuniteteve tuaja;
- Të aftë të dizajnoni nisma që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fushat që përfshijnë gjininë, etninë, religjionin dhe racën në komunitetin tuaj.


Programi Lokomotiva 2.0 mbështetet nga Prince Claus Fund.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe Mbiemri: *
Email adresa: *
Numri juaj i telefonit:
Gjinia: *
Required
Mosha juaj: *
Vendlindja: *
Ju lutem na tregoni universitetin apo/dhe angazhimin tuaj momental (a jeni duke punuar apo duke studiuar diku për momentin; nëse po, na tregoni ku dhe çka): *
Ju lutem na tregoni pse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë program gjashtë-mujor? Çfarë pritshmëri keni dhe si planifikoni t'i zbatoni njohuritë e fituara në komunitetin tuaj? (Mos jeni modestë. Na tregoni kush jeni dhe si mundeni të bëni ju ndryshimin në komunitetin tuaj!) (400 fjalë max.): *
A mendoni se katër konceptet: gjinia, raca, etnia dhe religjioni ndërlidhen dhe/apo kanë ndikim tek njëra-tjetra? Nëse po, ju lutem na tregoni si e shihni këtë ndërlidhje (400 fjalë max.): *
Faleminderit për përgjigjet tuaja!
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Kosovo 2.0. Report Abuse