Dita e Solidaritetit dhe e Aktivizmit Social  në Shqipëri
Puno 1 ditë në vit dhe solidarizohu!

Për herë të tretë në Shqipëri organizohet Dita e Solidaritetit dhe e Aktivizimit Social!

Në Ditën e Solidaritetit të rinjve iu jepet mundësia të punojnë 1-ditë si profesionistë në një kompani, agjensi publike, institucion ose organizatë dhe pagesën e tyre e dhurojnë për të mbështetur nisma rinore nga e gjithë Shqipëria.

Qëllimi i ditës së Solidaritetit është të promovojë aktivizmin rinor, duke krijuar mundësinë dhe lidhjen midis eksperiencave të punës, donacioneve dhe projekteve të krijuara nga të rinjtë, për të rinjtë, me të rinjtë.

Kush mund të angazhohet?
- Të rinj të moshës 16-26 vjeç nga e gjithë Shqipëria që dëshirojnë ta dhurojnë pagesën e ditës së tyre të punës për të mbështetur nisma rinore.
- Punëdhënës nga e gjithë Shqipëria - Kompani private, institucione/ agjenci publike, organizata, etj. që dëshirojnë të mbështesin të rinjtë dhe të promovojnë solidaritetin.

Duke u angazhuar në Ditën e Solidaritetit ti merr pjesë:
Në fushatën e promovimit të nismës online,
Në Ditën e Solidaritetit
Në Asamblenë Kombëtare 2022

Nëse dëshiron të marrësh pjesë në Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social e të bëhesh pjesë e një grupi të gjerë të rinjsh në Shqipëri dhe Europë, plotëso formularin e mëposhtëm dhe ne do të të kontaktojmë menjëherë.

Afati përfundimtar i aplikimit: 15 Tetor 2022

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Dua të angazhohem në Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social: *
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy