Klubet Studentore në Universitetin “Barleti”
Klubet Studentore në Universitetin “Barleti” janë ngritur dhe ndërtuar mbi baza akademike, të cilat kanë në plan të parë orientimin e studentit, përshtatjen e tij me jetën studentore dhe njëkohësisht pasurimin dhe zbukurimin e saj. Të gjithë klubet kanë nisur së funksionuari me lejen dhe mbikqyrjen e një anëtari të stafit akademik, dhe kanë në qendër të filozofisë së ekzistencës së tyre ekskluzivisht studentin Barletas.

Grupet që merren me aktivitetet, ose të quajtura ‘klubet’ synojnë që të mundësojnë organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale të studentëve tanë, si dhe të zhvillojnë marrëdhënie ndërpersonale dhe të aftësitë e lidershipit.

Pjesë e Klubeve Studentore mund të jenë jo vetëm studentët Barletas, por gjithashtu mirëpresim anëtarësim dhe pjesëmarrje edhe nga gjimnazistë, kolegjistë dhe maturantë nga e gjithë Shqipëria, të cilët mund të zgjedhin secilin klub në bazë të interesave të tyre dhe mund t’a përdorin përvojën e fituar në këto klube, në karrierën e tyre të ardhshme akademike dhe profesionale. Studentët e diplomuar apo Alumni gjithashtu mund të marrin pjesë si anëtarë nderi në këto klube, duke dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës së mëparshme.

Klubet janë të krijuara nga studentët dhe të mbështetura nga Dekani i Studentëve dhe pedagogët si figura që kujdesen për funksionalitetin e klubeve. UniBa i inkurajon studentët të angazhohen aktivisht në 11 klubet studentore.

Zgjidhni disa nga klubet studentore ku keni dëshirë të jeni pjesë (minimum 1, maksimumi 10)

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Email *
Emri & Mbiemri *
Numri i celularit *
Programi i Studimit *
Required
Viti i studimit *
Klubi i Sipërmarrësit Barletas 
Bootcamp, Startup Weekend

(Ky klub ka për qëllim që të motivojë dhe të ofroj mbështetje për studentët Barletas të cilët inspirojnë të bëhen sipërmarrës. Klubi i Sipërmarrësit Barletas do të zhvillohet në një ambient ku anëtarët e tij do të kenë mundësi të ndërveprojnë edhe me sipërmarrës të tjerë. Studentët në këtë klub do të angazhohen në zhvillimin e një biznesi, duke punuar për një biznes plan dhe faza finale është hedhja në treg e një startup-i.) 

BOOTCAMP “Holly Factory”

Holly Factory Bootcamp është një aktivitet i cili synon të zhvillojë aftësitë sipërmarrëse tek ccdo i ri, kreativ dhe me dëshirën për të nisur dhe zhvilluar një produkt apo shërbim inovativ.

*
Captionless Image
Klubi i Artit dhe i Kulturës synon të organizojë studentë të apasionuar pas muzikës, pikturës, kërcimit, aktrimit, regjisë, skenografisë, kostumografisë apo fotografisë, në aktivitetet artistike-kulturore që zhvillohen gjatë vitit akademik. Gjithashtu studentët e antarësuar pranë këtij klubi, zhvillojnë workshop e leksione, me të ftuar profesionistë të profesioneve përkatëse. Studentët e apasionuar pas fotografisë mësojnë duke u argëtuar, duke shëtitur dhe duke sjellë në jetë ngjarje përmes fotografisë.Pjesëtarët e këtij klubi nën drejtimin e regjizorëve dhe koreografëve profesionistë, realizojnë shfaqe teatrale dhe artistike duke përfaqësuar universitetin në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.  *
Captionless Image
Klubi i Karrierës ( Pjesë e këtij klubi do të jenë të gjithë studentët e Universitetit “Barleti” dhe të diplomuar në Barlet, të cilët janë të interesuar për thellimin e njohurive të tyre në lidhje me tregun e punës dhe të qënit sa më i/e suksesshme në të. Formati i klubit do të jetë i integruar me intervista pune, testime, orientim dhe këshillim nga ekspertë karriere, mbështetje në zhvillimin e aftësive karizmatike dhe atyre të lidershipit, mbështetje në zhvillimin e aftësive të së folurës në publik, si dhe informacion i plotë dhe i detajuar sesi funksionon tregu i punës dhe si mund të jesh i suksesshëm në të.  Ky klub është në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës, me BTTC dhe AM-Barleti Human Capital(link:http://humancapital.al/), veçanërisht për organizimin e panairit të punës.)  *
Captionless Image
Klubi i Sportit dhe Rekreacionit 
 Sport, Nutricion dhe Turizem – Be Active / Basecamp 

(Ky klub organizon në mënyrë periodike evente sportive, si kampionate në volejboll, basketboll, futbollit, tenis, aerobi etj. Klubi i tifozëve synon përfshirjen e studentëve duke krijuar një grup tifozësh vullnetaresh në mënyre që të përkrahin dhe mbështesin ekipin tonë Barleti Volley në çdo ndeshje. Gjithashtu studentët që kanë prirje në kërcim, gjimnastikë, aerobi mund të bashkohen në grupi i tifozeve të Universitetit “Barleti”, grupit më të ri artistik që do krijohet në UniBa. Ky klub stimulon lëvizjet mjedisore, kulturore, turistike dhe sportive te studentëve si psh hiking, trekking, kanoeing, scuba diving, rafting, kayaking, ski, organizime të shëtitjeve me biçikleta në qytet, ecje të lira në itenerare alternative, ekskursione etj.) Mentore: Barletasit
*
Captionless Image
Klubi i Mjekësisë 
Mjekësi, Infermieri, Farmaceutike, Stomatologji, Fizioterapi – Healthcare Entrepreneurs,

(Klubi i Mjekësisë ka për mision ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e studentëve, si profesionistët e të ardhmes në fushën e shëndetit, në aktivitete të lidhura me shëndetin. Ky klub organizon sesione informuese dhe këshilluese, leksionet e hapura me të ftuar profesionistë, diskutime të tematikave të ndryshme të shëndetit, aktiviteteve studentore që nxisin pjesmarrjen e studentëve dhe angazhimin aktiv të tyre.
Qëllimi i klubit është të krijojë një komunitet të gjallë dhe dinamik të studentëve me njëri-tjetrin dhe me profesionistë të shëndetit duke mundësuar zgjerim njohurish të përditësuara me inovacionet e shkencave mjekësore.)
*
Captionless Image
Klubi i Vullnetarëve të UniBa   (Klubi ka për mision ndërtimin e një skuadre vullnetarësh nga Barletasit për qëllim kultivimin, zgjerimin dhe mësimin e ndjenjave njerëzore në shoqërinë Shqiptare, nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare në institucione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, të cilat synojnë sensibilizimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.) Mentore: Barletasit *
Captionless Image
Klubi i Psikologjisë 
Shkenca Sociale, Psikologji, Edukim, Punonjes Social 

(Klubi i Psikologjisë organizon aktivitete që lidhen me diskutime të hapura të tematikave të ndryshme të sferës së problemeve sociale, dhe psikologjike, si tematatika që lidhen me psikologjinë e zhvillimit; psikologjisë klinike; psikoterapinë; terapinë e grupit dhe role play.Studentët do të jenë të angazhuar në organizimin e vizitave të ndryshme në institucione të sektorit publik e privat si qendra multidisiplinare, shtëpia e të moshuarve, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, duke synuar ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.) Mentore: Msc. Kris Muhaj
*
Captionless Image
Klubi Ligj dhe Qeverisje 
Drejtesi dhe Mireqeverisje

(Ky klub synon të përfshijë studentë të cilët janë të prirur drejt një të menduari dhe gjykimi kritik, që janë të hapur për debate konstruktive dhe gjithashtu janë të hapur të pranojnë mendimin ndryshe. Profesionistë e specialistë të profileve të së drejtës private, penale, publike dhe administrative, marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare dhe BE-së, si dhe ekspertë të fushës të së drejtës, zhvillojnë trajnime të veçanta me studentët. Organizimi i seminareve, gjyqeve simuluese, debateve shkencore apo orëve të hapura mbi interpretimin e funksionimit të gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare, synon të edukojë anëtarët e këtij klubi për të bashkëvepruar me profesionistë të fushave përkatëse më pranë profesionit të tyre. ) Mentore: Dr.Edlira LLoha & PhD. Erion Kristo
*
Captionless Image
Klubi i Arkitektit Barletas 
Arkitekture, Dizajn dhe Arte Aplikuara – Creathon, Creative Business Cup

(Qëllimi i këtij klubi është të pasurojë stilin e jetës së studentëve përmes seminareve të ndryshme të projektimit, vizitave në kantier, konkurseve dhe ngjarjeve brenda kampusit. Arkitektët e rinj mund të bashkëveprojnë me profesorët dhe emrat e njohur të arkitekturës në vend, për të realizuar projektet e tyre dhe për të ndarë eksperienca të vlefshme për karrierën e tyre në vazhdim.) Mentore: PhD.Arch. Etleva Dobjani &  PhD.Arch. Saimir Shtylla
*
Captionless Image
Klubi ICT
Shkenca Kompjuterike dhe Informatike – Hackathon, STEAM , Pitch4Innovation

 (Klubi ICT synon të përmirësojë aftësitë e anëtarëve të TIK-ut  duke ushqyer aftësitë e tyre krijuese dhe programuese dhe duke mprehur aftësitë e tyre kërkimore dhe prezantuese.Duke qene se TIK-u qëndron në themel të çdo organizate sot, klubi gjithashtu synon të promovojë inovacionin ndërmjet anëtarëve të tij ndërsa ata kërkojnë zgjidhje teknologjike për problemet që mund të lindin. Vizioni ynë është për të qenë më shumë sesa thjesht vëzhgues të zhvillimit teknologjik. Pra, ne synojme te krijojme katalizatorë teknologjikë në mjedisin tonë.) 
*
Captionless Image
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
reCAPTCHA
This form was created inside of Universiteti Marin Barleti. Report Abuse