Formë aplikimi për bursë

Tempulli si pjesë e partneriteteve institucionale në kuadër të mbështetjes emocionale të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, ofron edhe mbështetje praktike falas përmes dhurimit të bursave për aftësim dhe për studime, për gratë dhe vajzat që janë prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit gjatë vitit 2023.

•             2 bursa për aftësim në auto shkollë (18 vjet e tutje)

•             2 bursa për trajnimin për Kualifikimin kombëtar Instruktor i shoferëve (25 vjet e tutje)

•             2 bursa për studime Master në programin studimor Inxhinieria e Trafikut dhe Siguria Rrugore (diploma bachelor).

Kriteret e përgjithshme për përfitimin e bursave janë që kandidatet të janë banore të Komunës së Prishtinës dhe të kanë dëshmi të mjekut lidhur sëmundjen e kancerit të gjirit, ndërkaq kriteret specifike i gjeni në webfaqe në këtë link: Tempulli ofron bursa për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit -

Aplikimi bëhet online dhe është i hapur deri më datën 31 tetor 2023 në ora 16:00. Në mesin e aplikanteve përparësi do të kanë gratë dhe vajzat e moshave më të reja!

Zbulimi i hershëm shpëton jetë!

Të gjithë së bashku, për shëndetin!

Emri dhe Mbiemri *
Komuna *
E-mail *
Telefoni *
Bursën për të cilën aplikoni?
Vendos për njërin opcion/choose one option.
Aftësim për Auto Shkollë
Trajnim Instruktor i Shoferëve
Studime Master në Programin Inxhinieria e Trafikut dhe Siguria Rrugore
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy