HAPET THIRRJA PER KLASA NE BONEVET KAMENICA
Periudha: Nëntor-Dhjetor, 2021
Vendi: BONEVET Kamenica, Rruga "Skenderbeu", Kamenicë
Na kontaktoni në 048 187-100 ose kamenica@bonevet.org
Mosha e kërkuar: 6-14 vjeç
Afati i fundit për regjistrim: 10 nëntor, 2021

Hapet aplikimi për Klasa në BONEVET Kamenica për moshat 6-14 vjeç. Klasat në BONEVET zgjasin dy muaj dhe organizohen dy herë në javë nga dy orë. Pagesa për klasën dy mujore është 60 euro. Megjithëse, 20 të parët që regjistrohen për ciklin nëntor-dhjetor kanë zbritje -25%.
Aplikuesit do të kontaktohen nga stafi administrativ i BONEVET Kamenica per finalizimin e regjistrimit dhe detajet e tjera relevante. Koha dhe orari i klasave do të vendoset bashkarisht në konsultim me prindërit duke marrë parasysh orarin e nxënësve në shkolla.

Klasat për këtë cikël në BONEVET Kamenica janë:
1. Origami (6-8 vjec)
2. Scratch (7-8 vjec)
3. Scratch (9-10 vjec)
4. Little Bits (7-8 vjec)
5. Robotika Lego (9-10 vjec)
6. Python (11-14 vjec)


Përshkrimi i klasave:
1. “Origami” quhet arti i lashtë japonez i palosjes së letrës.
Klasa Origami në BONEVET është klasë fillestare ku përmes lojës, argëtimit dhe palosjes së letrës fëmijët eksplorojnë për herë të parë konceptet matematikore si figurat gjeometrike, thyesat dhe simetrinë. Origami është një përvojë pozitive e të mësuarit që promovon një ndjenjë të arritjes dhe mirëqenies, ndërton durim, këmbëngulje dhe saktësi.

2&3. "Scratch" është gjuhë programuese që familjarizon fëmijët me kompjuterin, i cili iu mundëson atyre të zgjidhin probleme dhe të rris bashkëpunimin. Përmes bashkimit të blloqeve, të cilat kryejnë veprime të ndryshme, fëmijët mund të krijojnë filma të animuar, shfaqje muzikore, kuize, lojëra kompjuterike dhe lëvizjen e robotit mBot.

4. “littleBits” janë blloqe elektronike që lidhen magnetishtikisht të cilat u mundësojnë fëmijëve të krijojnë punime të ndryshme me teknologji. Klasa e littleBits në BONEVET është klasë fillestare ku përmes lojës, argëtimit dhe lidhjes së blloqeve fëmijët njoftohen për herë të parë me bazat e mekanikës dhe elektronikës .

5. "Lego Robotika" është klasë  e cila përdorë pjesë të Legos dhe programin për kodimin e rrobotëve të ndërtuar. Klasa ka për qëllim që fëmijët të përdorin logjoken dhe punën në grupe që të projektojnë, ndertojnë dhe  vendos në funksion rrobotët e tyre. Kjo arrihet përmes punes me paisjet intelegjente të e legos si dhe ides kreative të fëmijës për ndërtimin dhe kodimin e rrobotit plotësisht funksional për të ecur, folur etj.

6. "Python" është gjuhë programuese e nivelit të lartë dhe gjithëpërfshirëse. Klasa e Python në BONEVET është klasë e programimit e cila tenton të pavarësojë fëmijët në zgjidhjen e problemeve që ju shfaqen gjatë zgjidhjes së detyrave dhe krijimit të një programi me Python.

Për më shumë informata rreth klasave, vizitoni: https://bonevet.org/edukimi/klasat/

*Orari i klasës mund të ndryshoj sipas eventualiteteve në nëntor përkitazi me udhëzimet nga IKPSHK-ja dhe orarin e mësimit të fëmijëve në shkollë.
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe mbiemri i fëmijës *
Ditëlindja *
Vendlindja *
Vendbanimi *
Emri i shkollës *
Emri i prindit *
Numri i telefonit të prindit *
Email adresa e prindit
Klasa në të cilën dëshironi të regjistroheni(opsioni i parë): *
Required
Klasa në të cilën dëshironi të regjistroheni (opsioni i dytë): *
Required
Faleminderit shumë për regjistrimin tuaj!
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of BONEVET Makerspace. Report Abuse