Konkurs për Vullnetarë - Kampi Veror 2024
Përmes kësaj forme ju mund të aplikoni për të qenë vullnetarë në Kampin Veror.

BONEVET Gjakova hap thirrje për vullnetarë të Kampit Veror, i cili organizohet gjatë muajve Korrik dhe Gusht. 

Inkurajohen për aplikim nxënësit nga shkollat e mesme dhe studentët e universiteteve. Mosha për aplikim është 16+.

BONEVET ofron një ambient pozitiv për punë, krahas ekipit me eksperiencë, i cili mundëson që kjo përvojë e punës për vullnetarët të jetë argëtuese dhe poashtu të ndikoj në zhvillimin e tyre profesional.

Kampet Verore organizohen çdo javë për gjithsej 7 javë, duke filluar nga data 01 Korrik deri më 16 Gusht 2024. Vullnetarët e përzgjedhur pritet të angazhohen maksimumi 3 javë gjatë kësaj periudhe.

Çfarë përfitojnë vullnetarët nga Kampi Veror në BONEVET Gjakova?

Vullnetarët potencial që tregojnë punë kualitative do të kenë mundësi punësimi në BONEVET Gjakova.
- Të gjitha orët vullnetare do të regjistrohen në platformën Kosovo Volunteers.
- Vullnetarët do të certifikohen dhe do të marrin referencë nga BONEVET për angazhimin dhe punën vullnetare.
- Eksperiencë në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit, krahas ekipit të kualifikuar dhe profesional.
- Trajnim për përgatitjen e tyre në fushën e edukimit dhe vullnetarizmit.
- Ushqimi, pijet dhe të tjera mbulohen nga BONEVET.
- Argëtim dhe angazhim komunitar.

Përshkrimi detyrave:

- Organizimi i hapësirës në përshtatje me aktivitetet ditore.
Përgatitja e materialeve dhe ambientit për zhvillimin e aktiviteteve.
Asistimi i mentorëve gjatë implementimit të aktiviteteve.
- Pjesëmarrja në aktivitetet me fëmijë. 

Data e fundit për aplikim: 31 Maj 2024, ora 23:59.

Nëse keni problem me aplikimin apo ndonjë problem teknik, na shkruani në gjakova@bonevet.org.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe Mbiemri *
Datëlindja
*
MM
/
DD
/
YYYY
Vendbanimi
*
Email
*
Numri i telefonit
*
Shkolla/Universiteti
*
Në cilat javë të kampeve dëshironi të merrni pjesë? (maksimumi 3 kampe)
*
Required
Pse dëshironi të jeni pjesë e vullnetarëve në Kampin Veror?
*
Ku keni dëgjuar për këtë mundësi?
*
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of BONEVET Makerspace. Report Abuse