Formë aplikimi për t’u regjistruar në “Global Entrepreneurship Academy”: Dega "Sipërmarrje dhe Menaxhim" (Edukim-Trajnim 5 mujor)
Përshëndetje! Ju falenderojme për interesimin e treguar ndaj “Global Entrepreneurship Academy”, përkatësisht në degën "Sipërmarrje dhe Menaxhim"

Ju lutem, plotësoni të dhënat tuaja në formën e mëposhtme, dhe ne do t’ju kontaktojmë brenda pak ditëve për të zhvilluar së bashku intervistën online nëpërmjet kompjuterit, laptopit, tabletit ose telefonit tuaj, për të shmangur takimet e rregullta që do të duhej të zhvillonim, por që pengohen nga situata e COVID-19.

Më shumë informacion mbi Akademinë GEA:

Ne ofrojmë edukim dhe trajnim multidimensional 1 mujor, 3 mujor dhe 5 mujor të zhvilluar nga profesorë të njohur dhe sipërmarrës që vijnë nga bota e biznesit, organizatave dhe shoqatave, me një ekspertizë shumëvjecare dhe konkrete në tregun shqiptar por jo vetëm. Trajnimi zhvillohet në gjuhën shqipe. E vecanta e Akademisë GEA? E gjithë dija dhe praktika që do të jepet tek ne është plotësisht aplikative.

Përgjatë edukim-trajnimit 1 mujor, ju njiheni me konceptet bazë por dhe më të rëndësishme për të hyrë në botën e biznesit dhe të pasurive të paluajtshme, me disa nga praktikat më të fundit por dhe të qëndrueshme për të qenë të suksesshem në këto fusha.

Përgjatë 3 muajve në degën “Ekspert Imobiliar dhe E-Pronat” ju përgatiteni si një agjent i kompletuar imobiliar me njohuritë bazë të tregut dhe mund të filloni praktikën tuaj të punës me kompetenca të plota, ndërsa në degën “Sipërmarrje dhe Menaxhim” si një menaxher biznesi me aftësi në nivel Senior për të drejtuar një sipërmarrje,

ndërsa në përfundim të 5 muajve ju jeni plotësisht i përgatitur për të qenë një kandidat i suksesshëm në hapjen e një sipërmarrjeje tuajën personale.

Më shumë informacion mbi degën "Sipërmarrje dhe Menaxhim":

GEA – Global Entrepreneurship Academy, pas përfundimit me sukses të sezonit të dytë, fillon sezonin e tretë të edukimit & trajnimit multidimensional në degën “Sipërmarrje & Menaxhim”.

◼️ Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 5 mujore duke nisur nga data 26 tetor 2021, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të merkurë dhe të premte, në orën 18:00-20:00

◼️ Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meetings.

◼️ Akademia ka përgatitur kurrikulën e Edukimit & Trajnimin 1-mujor, në mënyrë të tillë që në mbarim të saj, çdonjëri të jetë gati, që me dijet që ka marrë, të integrohet në botën e biznesit dhe të ndjekë hapat e tij për t'u zhvilluar.

◼️ Trajnimi është i konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë gjithashtu dhe metodat e sotme të aplikuara në shkollat profesionale amerikane dhe europiane.
1. Kurrikula akademike të përditësuara.
2. Praktika interaktive të marra si ‘Case study’ nga kompanitë më të njohura perëndimore.
3. Literatura e përdorur është amerikane.

Ky Trajnim Multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:
➞ Zhvillimin personal, si një nga asetet më të rëndësishme për të qenë nesër i suksesshëm.
➞ Sipërmarrjen si disiplinën kryesore të kësaj dege.
➞ Menaxhimin në të gjitha dimensionet e tij: Art – Shkencë – Praktikë.
➞ Strategjitë e Marketingut dhe Marketingun Dixhital, si forma e vetme sot, për të realizuar një komunikim dixhital në një organizatë apo kompani.
➞ Njohuritë në kontabilitet për menaxherët dhe sipërmarrësit si dhe planifikimin financiar
➞ Fuqinë e lidershipit: lidershipi në biznes dhe format më të suksesshme të tij sot në kompanitë perëndimore.
➞ Menaxhimin strategjik të Burimeve Njerëzore dhe metodat e fundit të rekrutimit dhe seleksionimit.
➞ Funksionimin ligjor dhe financiar të një organizate biznesi: Tregjet e kapitaleve & Bursa e titujve.
➞ Si të perdorim dhe kuptojmë fuqinë e artit kur ndërthuret me fushatat e marketingut dhe brandin e kompanisë: njohuritë bazë në fotografi, video, banera reklamues, grafika dixhitale dhe tools (mjete) teknologjikë online në funksion të tyre.
➞ Si të menaxhojmë të gjitha proceset e punës nepermjet celularit: platformat dhe aplikacionet që nevojiten.
➞ E – Commerce, si të përdorim të gjitha teknikat e duhura për shitblerje online.
➞ Shitjet do të sillen tek ju si një nga aftësitë më të rëndësishme të një menaxheri.
➞ Përgatitja dhe prezantimi i një ‘Plani Biznesi’
➞ Praktikat më të mira sipërmarrëse të realizuara në Shqipëri trajtohen nga sipërmarrësit më të suksesshëm sot në Shqipëri.

◼️ Të gjithë pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pajisen me certifikatë.
◼️ Kohëzgjatja: Fillon më 26 tetor.
◼️ Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka një edukim bachelor apo ka mbaruar master shkencor/profesional është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim.


Email: info@academyentrepreneurship.com
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Mund të dërgoni sms në +355 69 334 0922
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Email *
Emër Mbiemër *
Mosha juaj *
Profesioni juaj ose dega e studimit *
Numri juaj i telefonit *
Nëse keni pyetje për ekipin tonë, ju mund t’i drejtoni në hapësirën e mëposhtme.
Faleminderit për plotësimin e formës së mësipërme! Ne do t'ju kontaktojmë në ditët në vijim.
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy