Në mbështetje të ideve të ndërmarrësisë sociale dhe zhvillimit të të rinjve të Ballkanit Perëndimor.
RISE - Regional Incubator for Social Entrepreneurs (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësit Social) është një projekt për të rinjtë e motivuar, të përkushtuar, të gatshëm për të mësuar dhe ndryshuar gjërat për përmirësimin e Ballkanit Perëndimor. Ne synojmë të mbështesim idetë tuaja të biznesit social që do ta bëjnë rajonin një vend më të mirë.
Rrugëtimi RISE është një program falas për t’u bërë pjesë, i përshtatur posaçërisht t'ju ndihmojë të mësoni, të rriteni dhe të bëni një ndryshim në botën përreth jush. Ne përqëndrohemi tek bashkëpunimi, shkëmbimi i ideve dhe mësimdhënie mes kolegëve për të marrë rezultate më të mira.
A keni një ide ose një zgjidhje inovative për një mënyrë të re ose më të mirë për t’ju qasur edukimit, fuqizimit femëror, kulturës, zhvillimit rural, shëndetësisë ose punësimit në komunitetin tuaj? Aftësitë, njohuria dhe eksperienca mbi ndërmarrësinë sociale do t’ju ndihmojnë të zgjidhni çështje dhe/ose sociale për të cilën ju jeni të apasionuar dhe ju ndihmon të gjeneroni të ardhura ndërkohë që e zhvilloni atë.
Rrugëtimi RISE gjithashtu ju mundëson që të bëheni pjesë e granteve të mobilitetit të veçantë dhe zhvillimit të biznesit në fazën e dytë të Rrugëtimit. Këto grante do t’ju ndihmojnë të eksploroni praktikat rajonale të ndërmarrjeve sociale dhe t’ju japin shtysën fillestare financiare.
RISE mbështet ndryshim sjellësit e rinj në bërjen e ideve të tyre realitet. Le të punojmë së bashku dhe të ngremë shoqëri më të mira!
Më shumë informacione për programin mund të gjeni në linkun:
www.risewb.orgNëse keni pyetje apo nevojë për sqarime shtesë mund të kontaktoni-
kaltrina.salihu@balkangreenfoundation.org