Aplikim - Bëhu sponsor në HackTirona!

📣 Në kuadër të Tirana Kryeqyteti Rinor 2022,  Akademi Foundation do të organizojë Hackathonën HackTirona për të promovuar përvoja inovative të të mësuarit ku të rinjtë mund të sfidojnë veten me bashkëmoshatarët dhe miqtë e tyre duke zgjidhur probleme dhe sfida të jetës reale nga industria dhe shoqëria për çështje ekonomike e sociale që prekin rininë në Shqipëri, duke prodhuar kështu ekonomi krijuese dhe novacion të cilat mund të jenë hapat e parë drejt transformimit të shoqërisë sonë bazuar në idetë novatore të të rinjve.

🖇 Ne ftojmë individë, biznese dhe kompani, të cilët kanë të dëshirë të jenë pjesë e HackTirona si sponsor. Ju mund të promovoni biznesin tuaj, duke mbështetur një aktivitet të tillë si HackTirona, i cili ka si mision të rrisë kapacitetet tek të rinjtë dhe të sjellë një impakt në jetën e tyre dhe në shoqëri.

🎁 Ju mund të kontriboni duke dhuruar pajisje teknologjike, duke financuar idetë që do të vijnë nga të rinjtë, apo duke ofruar programe praktike 3-6 mujore për të rinjtë pjesëmarrës, të cilët do të provojnë gjatë aktivitetit se zotërojnë aftësitë e duhura për kompaninë tuaj.

Nëse mendoni se ju duhet të jeni sponsor i HackTirona, ju ftojmë të plotësoni të dhënat e mëposhtme. 

ℹ️ Ju lutem, mos hezitoni të na kontaktoni për çdo informacion të mëtejshëm që doni të dini rreth aktivitetit.


📌 Ky projekt financohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, dhe implementohet nga Akademi Foundation në partneritet me Akademi.al.

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri Mbiemri juaj *
Adresa juaj e e-mail  *
Numri juaj i telefonit *
Kompania që përfaqësoni *
Link i Website/ Rrjeteve Sociale të kompanisë
Pse dëshironi të jeni sponsor i HackTirona? *
Çfarë do të kontriboni tek HackTirona si sponsor? *
Komente
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy