Në kuadër të 21 Marsit, "Ditës Botërore të Sindromës Down", Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) fton të gjithë mbështetësit të bëhen pjesë e fushatës "Çorapet Shumëngjyrëshe"
.
🎯 Fushata
#ÇorapetShumëngjyrëshe synon rritjen e ndërgjegjësimit për kauzën e personave me sindromën Down ose me aftësi të tjera të kufizuara dhe mbledhjen e fondeve për ofrimin e shërbimeve terapeutike të fëmijëve pranë qendrës "PRO PAK" të Fondacionit Down Syndrome Albania.
🧦 Një palë "çorape shumëngjyrëshe" kushtojnë:
- 500 lekë - masa për fëmijë
- 700 lekë - masa për të rritur
🛍️ Çorapet mund t'i gjeni te këto adresa/dyqane:
⚠️⚠️⚠️ Nëse dëshironi t’i bleni çorapet në ndonjë dyqan, nuk duhet të plotesoni formularin.
- 📦 Për porosi në të gjithë Shqipërinë shërbimi postar ofrohet me tarifë 200 lekë.
Jeni të mirëpritur të bëheni pjesë e një 21 marsi mbështetës për nevojat e personave me sindromën Down:
një familje e madhe që flet dhe ndërgjegjëson për aftësinë e kufizuar, për sindromën Down dhe për të drejtat.
ℹ️ Për më shumë informacion për fushatën "Çorapet Shumëngjyrëshe" kontaktoni në numrin e tel. 0695606269
Faleminderit nga ❤️Raiffeisen Bank, Geah Belle, ED Shop, dhe UltraPost që mundësuat këtë fushatë!