Siguria dhe Shëndeti në Punë
Kolegji Europian i Kosovës, i licencuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies Sociale organizon trajnimet për 3 nivelet e kualifikimit të personave përgjegjës të Sigurisë & Shëndetit në Punë.
Pas përfundimit të trajnimit ju mund të punoni si të punësuar në çdo kompani; të ofroni shërbime të jashtme për sigurinë dhe shëndetin në punë për kompani të industrisë me risk të ulët dhe të lartë apo të punoni në shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë.
📘Modulet
- Sistemi themelor i SSHP-së dhe kërkesat ligjore, mbikëqyrja shtetërore
- Grupet e faktorëve të riskut në vendin e punës dhe aktet përkatëse ligjore
- Faktorët e riskut të lidhur me lëndimet dhe riskut fizik
- Faktorët e riskut të kimikateve dhe pluhurit
- Faktorë të riskut ergonomik, biologjik dhe psiko-social
- Parandalimi i faktorëve të riskut në vendin e punës
- Vlerësimi i riskut në vendin e punës
- Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale
- Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave
- Marrëdhëniet ligjore të punës
- Kërkesat specifike të SSHP-së për industritë me risk të lartë
- Inspektimi në vendin e punës
- Punë Praktike
📅 24 Shkurt 2024 / Regjistrimet kanë filluar
⏰ Orari: çdo të Shtunë & Diele | 09:00h - 16:30h
📌 Prishtinë
Niveli I. Specialist themelor për SSHP
⏳ 60 orë (40 teori + 20 praktikë)
💶 Kosto e programit është 250€
💳 Mundësi pagese me këste
🗒️ Kriteret: Arsim të mesëm ose profesional
Niveli II. Specialist i Avancuar për SSHP
⏳ 80 orë (60 teori + 20 praktikë)
💶 Kosto e programit është 350€
💳 Mundësi pagese me këste
🗒️ Kriteret: Arsim të mesëm ose profesional + kualifikimin si specialist themelor për SSHP
Niveli III. Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë
⏳ 150 orë (120 teori + 30 praktikë)
💶 Kosto e programit është 450€
💳 Mundësi pagese me këste
🗒️ Kriteret: Ka një diplomë universiteti në shkencat teknike, biologji, kimi, fizikë, juridik, psikologji, mjekësi dhe fusha të ngjashme; Kandidati me kualifikime nga shkencat teknike duhet të ketë së paku një (1) vit përvojë pune në sigurinë dhe shëndetin në punë, ose së paku dy (2) vjet përvojë pune të përgjithshme; Kandidati nga fushat e tjera duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë pune në sigurinë dhe shëndetin në punë, ose së paku pesë (5) vjet përvojë pune të përgjithshme.
☎ 038 22 28 28 / 044 97 28 28