Thirrje për nominim të bizneseve private për Çmimin e Barazisë
A njihni biznese private të cilat:
Kanë numër të barabartë të burrave dhe grave në stafin e tyre,
Kanë ofruar mundësi të barabarta për burrat dhe gratë në vend të punës,
Kanë bërë përpjekje për të rritur numrin e grave në punësim,
Kanë rregullore të brendshme përmes të cilave promovojnë barazinë (duke e përfshirë por duke mos u kufizuar në pushimin prindor) dhe ndalojnë sjelljet diskriminuese,
Nuk kanë aplikuar praktika diskriminuese në punën e tyre,
Janë përfshirë në kampanja publike për promovimin e barazisë gjinore?

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me kënaqësi ju fton të nominoni bizneset e tilla private që operojnë në Kosovë për Çmimin e Barazisë. Qëllimi i çmimit është promovimi i barazisë gjinore në punësim në sektorin privat. Çmimi ndahet në kuadër të projekiti “Rritja e qasjes së grave në punësim” i financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë.


Si të bëhet nominimi?
Nominimi bëhet duke plotësuar Google formën më poshtë.  Afati i fundit për nominim është data 20 qershor 2021.

Si do të bëhet përzgjedhja e fituesve?
Nga nominimet e pranuara do të krijohet një listë e ngushtë e cila do të shqyrtohet nga paneli vlerësues i cili njëkohësisht vendosë fituesit.

Ndarja e çmimeve do të bëhet në një ceremoni publike të organizuar nga Insitututi Demokraci për Zhvillim (D4D).
Sign in to Google to save your progress. Learn more
1. Emri i biznesit privat që e nominoni *
2. Fushëveprmtaria e biznesit që e nominoni *
3. Komuna/at e Kosovës ku operon biznesi që e nominoni *
4. Emri dhe mbiemri i pronarit/përfaqësuesit të biznesit privat që e nominoni *
5. Email adresa e pronarit/përfaqësuesit të biznesit privat që e nominoni *
6. Numri i telefonit i pronarit/përfaqësuesit të biznesit privat që e nominoni *
7. Tregoni se si biznesi që e nominoni i përmbushë kriteret e lartëcekura për nominim. Ju lutem elaboroni përmes shembujve konkret se si i nominuari juaj kontribuon/promovon barazinë gjinore. *
8. Emri dhe mbiemri juaj *
9. Email adresa juaj *
10. Numri juaj i telefonit *
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Demokraci for Development (D4D). Report Abuse