Formë aplikimi për t’u regjistruar në “Global Entrepreneurship Academy”: Dega "Ekspert Imobiliar & E-pronat" (5 muaj)
Përshëndetje! Ju falenderojme për interesimin e treguar ndaj “Global Entrepreneurship Academy”, përkatësisht në degën "Ekspert Imobiliar & E-pronat"

Ju lutem, plotësoni të dhënat tuaja në formën e mëposhtme, dhe ne do t’ju kontaktojmë brenda pak ditëve për të zhvilluar së bashku intervistën online nëpërmjet kompjuterit, laptopit, tabletit ose telefonit tuaj, për të shmangur takimet e rregullta që do të duhej të zhvillonim, por që pengohen nga situata e COVID-19.

Më shumë informacion mbi Akademinë GEA:

Ne ofrojmë edukim dhe trajnim multidimensional 3 mujor dhe 5 mujor të zhvilluar nga profesorë të njohur dhe sipërmarrës që vijnë nga bota e biznesit, organizatave dhe shoqatave, me një ekspertizë shumëvjecare dhe konkrete në tregun shqiptar por jo vetëm. Trajnimi zhvillohet në gjuhën shqipe. E vecanta e Akademisë GEA?
E gjithë dija dhe praktika që do të jepet tek ne është plotësisht aplikative.

Përgjatë 3 muajve në degën “Ekspert Imobiliar dhe E-Pronat” ju përgatiteni si një agjent i kompletuar imobiliar me njohuritë bazë të tregut dhe mund të filloni praktikën tuaj të punës me kompetenca të plota, ndërsa në degën “Sipërmarrje dhe Menaxhim” si një menaxher biznesi me aftësi në nivel Senior për të drejtuar një sipërmarrje,

ndërsa në përfundim të 5 muajve ju jeni plotësisht i përgatitur për të qenë një kandidat i suksesshëm në hapjen e një sipërmarrjeje tuajën personale.

Më shumë informacion mbi degën "Ekspert Imobiliar & E-pronat":

GEA – Global Entrepreneurship Academy, pas përfundimit me sukses të sezonit të tretë, fillon sezonin e katërt të edukimit & trajnimit multidimensional në degën “Ekspert Imobiliar & E-pronat”.

◼️ Trajnimi do të zhvillohet përgjatë një periudhe 5 mujore duke nisur nga data 23 shkurt, me pjesëmarrje 2 herë në javë, të martë dhe të enjte, në orën 18:00-20:00

◼️ Trajnimi do të zhvillohet online në Platformën Zoom Meeting.
◼️ Akademia ka përgatitur kurrikulën e Edukimit & Trajnimin 5-mujor, në mënyrë të tillë që në mbarim të saj, çdonjëri të jetë gati, që me dijet që ka marrë, të krijojë sipërmarrjen e tij.
◼️ Dega e Ekspertit Imobiliar & E-pronat është e konceptuar mbi 3 shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.
◼️ Trajnimi do të zhvillohej tek Galeria ETC ose tek Tirana International Hotel, por në keto kushte ai do të vijojë të zhvillohet online në platformën Zoom meeting.
◼️ Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar.
◼️ Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane.
◼️ Pas trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.

Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

- Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
- Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
- Vlerësimi dhe regjistrimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
- Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
- Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
- Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore
- Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme
- Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.
- Zhvillimi urban i Tiranës dhe i zonave turistike
- Si mund të perdorim hartat elektronike, detajet hartografike dhe ndërtimore të pronave: Sistemi GIS

Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimensionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale në tregun e pasurive të patundshme, do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet ‘case studies’ konkrete.

Trajnerët janë profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të patundshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliarë, menaxherë senior marketingu dhe shitjesh.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme, dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar master shkencor ose profesional, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

Tarifa: Pagesa normale është 799 euro.

Pjesëmarrësit në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër prej 600 euro paguhet me 2 këste.

Nëse paguhet menjëherë, pagesa është 700 euro.

Cdokujt që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës.

Email: info@academyentrepreneurship.com
Website: http://academyentrepreneurship.com/
Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.


Sign in to Google to save your progress. Learn more
Email *
Emër Mbiemër *
Mosha juaj *
Profesioni juaj ose dega e studimit *
Numri juaj i telefonit *
Nëse keni pyetje për ekipin tonë, ju mund t’i drejtoni në hapësirën e mëposhtme.
Faleminderit për plotësimin e formës së mësipërme! Ne do t'ju kontaktojmë në ditët në vijim.
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
reCAPTCHA
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy