RSLA 2023_Formulari i aplikimit/Kategoria e shkollave

Mirë se vini në edicionin e 4-të të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ (RSLA)!

Para se të plotësoni formularin e aplikimit, ju lutem LEXONI ME KUJDES të gjitha Termat dhe Kushtet e Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ (RSLA) për KATEGORINË E SHKOLLAVE.

Sugjerohet që ky formular të plotësohet nga Koordinatorë/liderë/mësues që ka zbatuar projektin e Vullnetarizmit Edukativ. Për të dorëzuar aplikimin tuaj në Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ, kërkohet që të keni miratimin e drejtorit/es të shkollës për zbatimin e projektit të paraqitur në këtë formular aplikimi.

Projektet e kualifikueshme për edicionin e 4-të të RSLA janë projektet që janë zbatuar gjatë periudhës Shtator 2022 - Qershor 2023. Nëse keni kaluar njërën nga këto data, projekti juaj nuk mund të vlerësohet.

Afati për të aplikuar është deri më 16 gusht 2023

INFORMATA TEKNIKE SE SI DUHET TË APLIKONI

1.Para se të filloni të aplikoni online, ju sugjerojmë që ta shikoni versionin e plotë të formularit të aplikimit në formatin PDF me të gjitha pyetjet dhe dëshmitë që duhet të jepni. Shembulli i formularit të aplikimit në PDF mund të gjendet këtu - qëllimi i këtij dokumenti është të keni një pasqyrë të qartë se çfarë duhet të përgatisni përpara se të filloni plotësimin e formularit të aplikimit në formatin online.
2. Ju lutemi vini re se ka një pyetje ku do t'ju kërkohet të vendosni një link të një Google Drive Folder (ose ndonjë link elektronik të ngjashëm) me dëshmi që pasqyrojnë fazat, aktivitetet dhe rezultatet e projektit të Vullnetarizmit Edukativ, të organizuar në këto 5 nënkategoritë:
- Akademike/kurrikulare (p.sh., objektivat e të mësuarit, planifikimi i përshtatur, aktivitetet specifike të të mësuarit, reflektimi/vlerësimi, etj.
- Aktivitetet vullnetaret (p.sh., objektivat e aktiviteteve vullnetare dhe aktivitete përkatëse për të mirën e komunitetit
 
- Lidershipi i nxënësve/zëri i të rinjve - Partneritetet (p.sh., kontrata/marrëveshje, aktivitete, foto, procesverbale të takimeve, mesazhe me email, etj.)
- Të tjera (opsionale: ekstrakte mediatike, raporte, grafika, instrumente të përdorura për diagnostikim/reflektim/vlerësim, deklarata të nxënësve ose përfituesve, program aktivitetesh, regjistrime audio-video, broshura, etj).
3. Ju lutemi sigurohuni që të përgatitni të gjitha dëshmitë përpara se të plotësoni të gjithë formularin e aplikimit në formatin online. Në pyetjen xxx, do t'ju duhet të keni një link të Google me të gjitha dëshmitë që keni vendosur atje. Në rast se keni sfida teknike, ju lutemi kontaktoni: vullnetarizmiedukativ@toka-ks.org
4. Kur e plotësoni të gjithë formularin - mund të shtypni butonin SUBMIT.
5. Pasi të shtypni butonin SUMBIT një mesazh automatikisht në gjuhën angleze do të shfaqet në ekranin tuaj që konfirmon se formulari i aplikimit është dorëzuar.

Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat e formularit në të gjitha 5 seksionet më poshtë.

PJESA 1 - INFORMATA MBI APLIKUESIT

PJESA 2 - PËRSHKRIMI I PROJEKTIT TË VULLNETARIZMIT EDUKATIV, duke përfshirë:

A. Informacione të përgjithshme mbi projektin;
B. Diagnoza dhe analiza e komunitetit;
C. Objektivat (objektivat e të mësuarit, objektivat e aktiviteteve vullnetare, integrimi i objektivave të të mësuarit dhe shërbimit);
D. Pjesëmarrja dhe zbatimin e aktiviteteve;
E. Rezultatet, ndikimi dhe vlerësimi;
F. Promovimi
G. Festimi
H. Masat e sigurisë.

PJESA 3 - DËSHMITË

Shënim* Gjatë plotësimit të formularit do të kërkohet të ngarkoni në këtë Google Form linkun e një folderi të Google Drive (ose file elektronik të ngjashëm) me dëshmi që pasqyrojnë fazat, aktivitetet dhe rezultatet e projektit të Vullnetarizmit Edukativ të organizuar në 5 nënkategori:

1. Akademike/kurrikulare (p.sh., objektivat e të mësuarit, planifikimi i përshtatur, aktivitetet specifike të të mësuarit, reflektimi/vlerësimi, etj.)
2. Aktivitetet vullnetaret (p.sh., objektivat e aktiviteteve vullnetare dhe aktivitete përkatëse për të mirën e komunitetit)
3. Lidershipi i nxënësve/zëri i të rinjve
4. Partneritetet (p.sh., kontrata/marrëveshje, aktivitete, foto, procesverbale të takimeve, mesazhe me email, etj.)
5. Të tjera (opsionale: ekstrakte mediatike, raporte, grafika, instrumente të përdorura për diagnostikim/reflektim/vlerësim, deklarata të nxënësve ose përfituesve, program aktivitetesh, regjistrime audio-video, broshura, etj).

PJESA 4 - PËRDORIMI I ÇMIMIT

PJESA 5 - GDPR

Duke e nënshkruar marrëveshjen GDPR në fund të aplikimit, ju konfirmoni se të gjitha informacionet e dhëna janë të vërteta dhe korrekte.

Suksese!

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of TOKA. Report Abuse